Flash

Vrasja në Bllok, gjykata lë në burg Ervis Martinajn dhe mikun e tij

Lapsi.al 7 October 2018
Vrasja në Bllok, gjykata lë në burg Ervis Martinajn dhe mikun e

Pavarësisht pretendimeve të avokatëve për pafajësi, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur masën ‘arrest me burg;' për dy të plagosurit Ervis Martinaj dhe shokun e tij Eljon Hate, pas përplasjen me armë në një lokal në ish Bllok mbrëmjen e enjte, ku një person mbeti i vdekur.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se akuza do kërkojë arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike Eljon Haten.

Në lidhje me ngjarjen dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti,  pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim.

Dyshohet se shkaku për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim. Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

I arrestuar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar:

-Galdo Hoti

Të plagosur dhe në masë arresti:

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër

Në kërkim:

– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)

– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI