Flash

Vrasja në Bllok/ Flet avokati: Nuk ka prova për burgosjen e Eljon Hatos

Lapsi.al 7 October 2018
Vrasja në Bllok/ Flet avokati: Nuk ka prova për burgosjen e Eljon

Avokati i njërit prej të plagosurve nga ngjarja në zonën e ish Bllokut mbrëmjen e enjte ka thënë se nuk ka prova për vendosjen e masës ‘arrest me burg’ ndaj klientit të tij.

Në një prononcim për News 24, avokati i të plagosurit Eljon Hato ka thënë se nuk provohet akuza e ngritur nga Prokuroria për masën ‘arrest me burg’.

Ishim në seancë gjyqësore te spitali ushtarak në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit me burg për Haton. Unë kërkova në seancë që gjykata të vlerësojë si të paligjshëm arrestimin në flagrancë, pasi nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktuar këtë masë sigurimi. Nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm të mbështetur në prova. Ai akuzohet për një vepër penale të rëndë. Asnjëra nga pretendimet e prokurorisë për ne si mbrojtje nuk janë të bazuara në ligj. Vendimi do të jepet më vonë. Gjendja është e rëndë, ndodhet në reanimacion. S’ka as shenjë gishtash, as gjurmë të qitjes. Pamje filmike nuk ka pasur. S’më duket asnjë provë bindëse për të provuar akuzat e prokurorisë. Ai është i pafajshëm në këtë situatë”- u shpreh Zeni Qinami, avokati i Eljon Hatos.

Mësohet se në orën 12:00 pritet t’i komunikohet masa e sigurisë nga spitali Ervis Martinajt, ndërsa në orën 14:00 do t’i komunikohet masa shokut të tij Eljon Hato. Masa do komunikohet nga dy prokurorët e çështjes Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se akuza do kërkojë arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike Eljon Haton.

Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim. Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

I arrestuar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar:

-Galdo Hoti

Të plagosur dhe në masë arresti:

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër

Në kërkim:

– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)

– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI