Flash

Vrasja dhe plagosjet në Bllok/ Ervis Martinaj tregon nga spitali çfarë ndodhi mbrëmjen e së enjtes

Lapsi.al 7 October 2018
Vrasja dhe plagosjet në Bllok/ Ervis Martinaj tregon nga spitali

Ervis Martinaj, njëri prej të plagosurve të konfliktit me armë në zonën e ish-Bllokut ditën e enjte, ka dhënë dëshminë për hetuesit në lidhje me ngjarjen. Edhe pse i plagosur në qafë me armë zjarri, Martinaj ka folur më shumë se një orë për hetuesit, duke dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Ai ka mohuar që të ketë qenë shënjestër e ndonjë atentati ndaj tij, duke thënë se nuk ka pasur lidhje apo rol në konfliktin e ndodhur. Sipas burimeve, Martinaj ka thënë se gjithçka ka ndodhur mes viktimës, Fabian Gaxhës dhe komandos Meviol Bilo dhe se ai është plagosur aksidentalisht nga konflikti i armatosur mes këtyre të dyve.

Po kështu, Martinaj ka folur edhe për marrëdhëniet me Ervin Matën, të fejuarin e Elvana Gjatës, i cili është në kërkim nga Policia. Martinaj ka thënë përpara hetuesve se ai nuk ka konflikte me të dhe ka marrëdhënie korrekte. Biznesmeni i lojërave të fatit ka pranuar se në lokal është ftuar prej Matës. “Unë nuk kam gisht në konflikt. Unë jam gjendur aty rastësisht, pasi jam thirrur nga Ervin Mata për një takim. Me këtë të fundit kam marrëdhënie normale, nuk kemi pasur konflikte. Kam qenë i shoqëruar me Gaxhën dhe me Eljon Hatën, por jam plagosur rastësisht, pasi nuk kam qenë pjesë e konfliktit”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera për hetuesit Ervis Martinaj, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për natyrën e konfliktit, apo për arsyen se përse Fabian Gaxha është konfliktuar me komandon Meviol Bilo dhe mikun e tij, Hoti. Megjithatë, Policia ka shoqëruar mbi 20 persona për t’i pyetur për ngjarjen në fjalë dhe nëse kanë dijeni për konflikte mes dy grupeve. Pritet që ditën e diel, Gjykata e Tiranës të rivlerësojë masat e sigurisë për Ervis Martinajn, Eljon Haton dhe Geldo Hotin. Ndërsa për tre personat e shpallur në kërkim, ka dyshime se ata mund të ndodhen ende brenda territorit të Shqipërisë. Policia ka përforcuar masat në pikat kufitare me Kosovën, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë, shkruan gazeta panorama.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI