Chelsea fitoi këtë të diel të drejtën për të zënë, vetëm për disa orë, kreun e liderit të Premier League. Para përplasjes mes Liverpool dhe Manchester City, londinezët po i gëzohen vendit të parë. Në fushën e Southampton, me një renditje të dobët (16), Blutë kanë argumentuar superioritetin e tyre dhe kanë rrëmbyer tre pikë më shumë se e merituar.
Me një lojë gjithmonë e më shumë dominuese, djemtë e Sarrit kanë shumëfishuar gjuatjet (20 të tentuara), duke zotëruar topin në 68%. Në katedër për Chelsea janë ngjitur E. Hazard (30) R. Barkley (57) dhe Álvaro Morata (90+3).
Pas dy ndeshjeve të fundit të mbyllura me barazim 0-0 ndaj West Ham United dhe 1-1 me Liverpool, Blutë e Londrës rikthehen te fitorja në javën e tetë të Premier League.
https://www.youtube.com/watch?v=s7h3Tq3DwRA