Fitorja e dytë radhazi në kampionatin italian për Milan, e treta nëse numërojmë edhe suksesin në Europa League: në San Siro, Chievo u mund 3-1 nga lojtarët e Gattuso.
Protagonist i madh i ndeshjes është Gonzalo Higuain, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë, pastaj në pjesën e dytë Bonaventura mbylli serinë e golave të kuqezinjve. Por duhet theksuar se të tre golat e Milan kanë ardhur nga pasimet e Suso. Për miqtë ka gjetur portën e Donnarumma vetëm Pellissier në të 63'. Pas kësaj fitoreje Milan arrin në kuotën e 12 pikëve në 8 javë kampionat.
https://www.youtube.com/watch?v=awaE22JF45Q