Liverpool dhe Manchester City ka mbaruar 0-0 (hera e parë në një përballje direkte mes Klopp dhe Guardiola), duke ndarë kështu bashkë me Chelsean kreun e renditjes me nga 20 pikë secila.
Klopp dëshironte të shlyente ndeshjen kundër Napoli duke hedhur në fushë tridhëmbëshin klasik të formuar nga Mané, Salah dhe Firmino ndërsa te City janë Sterling dhe Mahrez me Aguero, Gabriel Jezusi u nis nga stoli.
Pjesa e parë, megjithatë, ka zhgënjyer shumë, pasi të dyja skuadrat nuk shfaqen dhe nuk arrijnë kurrë të shënjestrojnë portën. I vetmi moment për t'u veçuar ishte dëmtimi i Milner, i zëvendësuar nga Naby Keita, ky i fundit totalisht i riaftësuar pas dëmtimit të frikshëm në sfidën me Napolin.
Në pjesën e dytë atmosfera ndizet dhe më të rrezikshmit janë Mahrez nga njëra anë (shumë i mirë Alisson) dhe Salah nga ana tjetër, dhe pesë minuta nga fundi arbitri akordon një penallti për City, por Mahrez nuk tregohet i saktë.
Në "Anfield" përfundon 0-0: buzëqesh Chelsea, që iu bashkua dy sfidantëve të mbrëmjes, pas fitores 5-1 ndaj Southampton.
https://www.youtube.com/watch?v=1Zg1TeWujeU