Flash

"Mosmarrëveshje mes dy grupeve." Si degjeneroi konflikti në përdorim armësh në Bllok

Lapsi.al 7 October 2018
"Mosmarrëveshje mes dy grupeve." Si degjeneroi konflikti në

Kur kanë kaluar dy ditë nga përplasja me armë në zonën e “Ish-Bllokut”, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë, Policia ka në dorë dëshminë e njërit prej dëshmitarëve okularë.

Ngjarja ndodhi në lokalin “Monopol” në zonën e “ish-Bllokut” në orët e darkës së të enjtes, i cili ka pronar shtetasin Redi Popesku. Ky i fundit ka dëshmuar për oficerët e Policisë së Shtetit për aq sa ka parë dhe dëgjuar për konfliktin me armë që i mori jetën Fabian Gaxhës. Sipas Popeskut, ka qenë i fejuari i Elvana Gjatës, Ervin Mata, që ka kërkuar takim në lokal me Ervis Martinajn. Popesku thotë në dëshmi se mes të dyve kishte pasur një mosmarrëveshje, por, megjithatë, palët u takuan normalisht për ta sqaruar, deri sa ndodhën të shtënat krejt papritur. Ai konfirmon pistën e hetimit se gjithçka ka nisur pas një ngacmimi të Elvana Gjatës nga njëri prej pjesëtarëve të grupit të Ervis Martinajt. Popesku ka thënë se ka qenë Ervin Mata, i cili ka mbërritur në lokal i pari, i shoqëruar nga komando Meviol Bilo, Geldo Hoti dhe Fabio Alushi. Më pas, Mata kishte kërkuar që në lokal të vinte edhe Ervis Martinaj që të sqaronte mosmarrëveshjen për ngacmimin e këngëtares Elvana Gjata. Disa minuta më pas, në lokal kanë mbërritur Ervis Martinaj, Eljon Hate dhe Fabian Gaxha. Deri në këtë moment, sipas Popeskut, situata ka qenë e qetë dhe takimi mes Martinajt dhe Matës ishte normal, duke mos ngritur dyshime për përplasje. Mirëpo, konflikti ka nisur, sipas tij, mes Meviol Bilos dhe njërit prej shoqëruesve të Martinajt dhe aty situata është tensionuar.

Redi Popesku, pronari i lokalit ne Bllok
Redi Popesku, pronari i lokalit ne Bllok 

DËSHMIA

“Dëgjova që mes dy grupeve kishte një mosmarrëveshje për një ngacmim ndaj së fejuarës së Ervin Matës. Ka qenë Ervin Mata, ai që më ka pyetur nëse kisha ndonjë problem me Ervis Martinajn, sepse ai do të vinte pas pak në lokal që të sqarohej me të për një çështje. I thashë se nuk kisha asnjë problem dhe në çast mbërriti edhe Martinaj, i shoqëruar nga Eljon Hate dhe Fabian Gaxha. Dua të them se Martinaj dhe Mata u takuan normalisht, duke mos ngjallur asnjë dyshim për ndonjë konflikt. Mirëpo, gjithçka ndodhi papritur, pasi njëri nga djemtë e Martinajt u konfliktua me komandon dhe aty situata degjeneroi në përdorimin e armëve”, mësohet të ketë thënë para Policisë Redi Popesku, pronari i lokalit “Monopol”, ku ndodhi përplasja. Ai tregoi se pas debateve verbale mes komandos dhe njërit prej shoqëruesve të Martinajt, konflikti u bë fizik dhe ka qenë Fabian Gaxha, ai që ka nxjerrë armën i pari, duke qëlluar në drejtim të komandos dhe ky i fundit iu përgjigj me armë. Gjithçka ndodhi brenda pak minutave dhe më pas u lajmërua Policia.

NGJARJA

Përplasja me armë ndodhi në zonën VIP të lokalit “Monopol” në zonën e “Ish-Bllokut” në Tiranë. Nga të shtënat mbeti i vrarë Fabian Gaxha, që shoqëronte Ervis Martinajn, si edhe mbeti i plagosur ky i fundit, së bashku me Eljon Haten. Dyshimet janë se sherri ka nisur për shkak të një ngacmimi që i është bërë këngëtares Elvana Gjata nga njëri prej të njohurve të Ervis Martinajt. Për këtë arsye, Ervin Mata ka kërkuar që të sqarohet me Martinajn në lokal për këtë mosmarrëveshje, por gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. Komandoja Meviol Bilo është konfliktuar verbalist me shtetasin Fabian Gaxha, që ishte person me precedentë penalë dhe konflikti më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve. Fabian Gaxha ka mbetur i vdekur në vend, duke marrë një plumb në kokë dhe gjoks, ndërsa Ervis Martinaj është plagosur në qafë dhe Eljon Hata paraqitet në gjendje më të rëndë. Policia, në një njoftim zyrtar tha se kishte sekuestruar edhe një pistoletë të llojit “Glock”, që u gjet në lokal, ndërsa ka shoqëruar rreth 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo konfliktet e mundshme mes aktorëve të përfshirë në përplasje. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së mjediseve përreth dhe në hyrje të lokalit, për të mësuar më shumë për dinamikën e ngjarjes. Gjithashtu, Policia ka sekuestruar edhe 10 mijë euro, si edhe janë gjetur rreth 10 gëzhoja në brendësi të lokalit. Deri më tani, Policia ka shpallur në kërkim Ervin Matën, të fejuarin e Elvana Gjatës; Meviol Bilon, komando i spikatur, ndërsa është arrestuar ditën e djeshme, duke tentuar të largohej drejt Greqisë, shtetasi Geldo Hoti, i cili dyshohet se mund të ketë qëlluar me armë gjatë konfliktit mes palëve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI