Flash

FOTO/ Shqiptari habit policinë britanike, kthen shtëpinë në sere kanabisi

Lapsi.al 7 October 2018
FOTO/ Shqiptari habit policinë britanike, kthen shtëpinë në

Oficerët e një patrulle policie, që ndaluan në një banesë në Kenton të Britanisë, shtangën kur gjetën një fabrikë të sofistikuar kanabisi që shtrihej në plot 5 dhoma të mëdha.

Ata kuptuan shumë shpejt se kishte diçka që nuk shkonte në adresën që ndodhej në rrugën Charlton dhe zbuluan 400 bimë kanabisi gati për t’u korrur, të cilat ishin mbjellë në dhoma me ndriçim të avancuar dhe sistem ajrimi.

Policia arrestoi një 27-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është pjesë e një bande të organizuar kriminale. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, vjedhje energjie dhe hyrje të paligjshme në Britaninë e Madhe, shkruan Tv Klan.

Një zëdhënës i policisë Metropolitane tha se oficerët e policisë e kishin zbuluar banesën teksa ndodheshin në zonë për një tjetër incident, që nuk kishte lidhje me këtë.

“Por një moment që shkuan aty, ata vunë re shumë shpejt se diçka nuk shkonte, ndaj vendosën që të bënin kontroll”.

Sipas zyrtarit të policisë, bimët e gjetura do t’u kishte sjellë fitime marramendëse bandës kriminale.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ndodhet i ndaluar në policinë e Londrës, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI