Flash

Elvana Gjata, alibi e krimit apo një model që duhet përbuzur?

Lapsi.al 7 October 2018
Elvana Gjata, alibi e krimit apo një model që duhet përbuzur?
Rroli i Elvana Gjatës në masakrën e bllokut dhe imazhi i saj pas asaj që ndodhi janë bërë pjesë e një diskutimi të madh. në rrejtet sociale disa e kanë krahasuar me Cecën, gruan e kriminelit të famshëm Arkan, të tjerë e kanë vendosur mes aradhës së një sërë personazhesh të shou bizit shqiptar, si Inis Gjoni, Viola Spiro, Rudina Magjistari, Fjolla Morina që kanë ndarë shtratin e tyre me njerëz problematike që shpesh kanë përfunduar të vrarë. Në të kundërt, disa të tjerë e kanë e kanë parë Elvanën si një karrem që po përdorej nga krimi, për të fshehur motivet e vërteta të ngjarjes në bllok që para se të ishte një histori rozë ishte një histori gjobëvënieje. Reagimet madje dhe memet për të gjitha këto nuk kanë munguar.   Edhe vetë në instagramin e këngëtares kanë shpërthyer sharjat dhe fyerjet për këtë grua që ka zgjedhur të bëhet ikonë e dashurisë me një të fortë dhe për këtë e pagoi cimin e saj. Të gjitha këto e kanë detyruar këngëtaren të mbyllë pjesën e komenteve në instagramin e saj, madje dhe të largohet fare nga Shqipëria. Këtë herë jo për të nisur një karrierë amerikane, por për ti shpëtuar valës së etiketimeve kundër saj.   Të gjithë artikujt që kanë lidhje me Elvana Gjatën:

Historia e plotë, Elvana Gjata- Ervin Mata dhe profecia ndjellakeqe e këngëtares

Vrasja në bllok/ Merret në pyetje nga policia Elvana Gjata

Sherri në bllok/ Ky është i dashuri i Elvana Gjatës (FOTO)

Shpallet në kërkim nga policia Ervin Mataj, i dashuri i Elvana Gjatës

Atentati / Elvana Gjata, çfarë fshihet pas emrit të këngëtares

Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas fejesës me të kërkuarin Ervin Mataj

I gjithë ky debat është shoqëruar edhe me komente në shtypin shqiptar. Një nga mbrojtëset e përhershme të Elvanës, Dalina Buzi ka këmbëngulur  në Anabel.al se pati një eksitim pervers për ta krahasuar Elvanën me vajzat që shkojnë me lekë. "Thelbi i vrasjes në mes të Bllokut u anashkalua për hir të një telenovele më të klikueshme, asaj të pjesëmarrjes së artistes Elvana Gjata në vendodhjen e koniktit. Të gjitha mediat, qoftë edhe ato gjeneraliste u kthyen në rozë dhe Elvana në targetin më joshës për të thithur interesin e lexuesve. Është mëse e kuptueshme që të raportohet e plotë një ngjarje nga mediat gjeneraliste dhe këtu nuk ka asnjë problem dhe asnjë detyrim për të mbrojtur/për të mbajtur të fshehur emrin e një të famshmi, kushdoqoftë ai/ajo. Por eksitimi pervers për të ndërtuar çdo histori duke përfshirë këngëtaren, për të publikuar çdo lajm me foton e saj, analizat e shëmtuara për ta vendosur artisten në të njëjtin nivel me vajzat që shkojnë për lekë, në të njëjtat media që kanë publikuar prej më shumë se 15 vitesh sukseset e saj në muzikë; ngazëllimi diabolik i qindra njerëzve që komentonin dhe interpretonin në mënyrën më të neveritshme këngëtaren, kaloi çdo limit..." ka shkruar Buzi. Në fakt, imazhi i Elvanës si një artiste që po jetonte përtej mundësive që i jepte arti i saj kishte filluar të shpërndahej që prej lidhjes së saj me të fejuarin Ervin Mataj. Shtypi për më shumë se dy vjetësh shkruante për avionë privatë, dhoma hoteli që kushtonin 19 mijë euro nata, funfjava nga 30 mijë euro dhe klipe super të shtrenjtë. Dhe pikërisht kjo kishte bërë që në rrejtet sociale Elvana të shihej në linjën e vajzave që kapin të fortë të pasur pavarësisht es c'përfaqësojnë ata. Këtë pyetje ka ngritur edhe gazetari Mentor Kikia:"A është vallë rastësi që shumë prej emrave më në zë të muzikës shqiptare janë ose vajza të lidhura me djem të botës së krimit, ose meshkuj që i kanë bërë komisariatet e policisë si shtëpinë e dytë? Padyshim që gjithkush është i lirë të bëjë ç’të dojë me jetën e tij, e nuk i detyrohet askujt t’i japë llogari (përveç ligjit). Por këta njerëz janë publikë, kanë nga 1 milion ndjekës në rrjetet sociale, përmes të cilave i bëjnë marketing punës së tyre, por përhapin edhe stilin e tyre të jetesës dhe modelin tek ndjekësit e tyre. Jeta e tyre ekstravagande, luksi i shfrenuar që nuk justifikohet kurkund me suksesin në profesionin që kanë, nuk u përkasin vetëm atyre, në kuptimin social të fjalës. Veç ndjekësve në rrjetet sociale, ata ftohen edhe në studiot e televizioneve, ku promovojnë muzikën, por edhe sjelljen dhe modelin e jetesës. Pra, me jetën e tyre, ata ndikojnë tek të tjerët, veçanërisht të rinjtë. Në këtë këndvështrim, Elvanën nuk duhet ta gjykojmë si përgjegjëse për atë ndodhi. As se përse zgjodhi të kishte në krah një njeri të pasur dhe të gatshëm të vrasë këdo që i hedh sytë asaj. Por, po, atë mund ta gjykojmë si modelin ‘e shëmtuar’ të një këngëtareje. Dhe për këtë arsye, ata që janë ndjekës të saj, kanë të drejtë edhe ta përbuzin" ka shkruar Kikia. Por ndryshe nga Kikia që e sheh si modelin e shëmtuar që duhet përbuzur, Dalina Buzi këmbëngul se Elvana nuk e morri famën dhe pasurinë nga i fejuari i saj Ervin Mata:  "Mëkati i vetëm i Elvanës në të gjithë këtë histori është fama e saj. Asgjë tjetër në jetën e saj, artistja nuk ja detyron askujt, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet romantike – përderisa në asnjë moment nuk ka pretenduar të jetë dikush tjetër, nuk është përfshirë në asnjë diskutim publik dhe nuk ka ndarë asnjë histori intime që kur hyri në muzikë në moshën 15 vjeçare me asnjë media, e për më tepër nuk i është imponuar ndjekësve të saj me mburrje e rrëme të paqëna, por vetëm me punë. Nuk e krijoi Elvana terrenin e krimit, nuk i promovoi Elvana kriminelët, nuk e krijoi Elvana Gjata emrin falë një burri, kushdo qoftë ai, nuk ja pagoi njeri miliona klikimet (mbi 50 milionë vetëm këtë verë) dhe dashurinë e njerëzve që kanë mbushur sheshet e klubet ku ajo ka qënë e pranishme dhe as nuk ja dhuroi njeri, por e meritoi, pagesën, ndër më të lartat në tregun muzikor shqiptar". Por Kikia këmbëngul se ndryshe nga modelet në perëndim, ku artistët identifikohen dhe me vepra bamirësie dhe jo vetm me parakalimin vezullues të pasurisë që e kanë fituar duke i përkitur rrethit të ngushtë të seks simboleve të njohura, kjo lloj tipologjie i bën dëm shoqërisë:  "Nuk dua të bëj moralistin. Por, në vend të këtyre mesazheve, këto prezantojnë fotot me çizme të dedikuara që kushtojnë 10 mijë dollarë, pellushë 5 mijë Euro, unaza me diamantë, makina që kushtojnë sa një apartament etj. Jo, ky nuk është mesazhi i duhur në një shoqëri ku gjysma e fëmijëve nuk kanë ç’të veshin. Ky është një karshillëk pervers. E di, ju nuk i detyroheni askujt, për asgjë. Këtë luks nuk e keni me paratë e taksapaguesve. Por kjo është kostoja e të qenit njeri publik. Ndryshe mbyllini ato llogari në rrjetet sociale, zhdukuni edhe nga ekranet dhe shkoni e shijoni luksin tuaj". Në fakt këtë mesa duket bëri dhe Elvana.  Ajo bllokoi komentet në instagram, mori avionin dhe u largua nga ky vend që e vuri papritmas në qendër të vëmëndjes...  A është ajo jë model që duhet të na zhduket nga sytë, sic thotë Kikia apo është e kundërta, një njeri që do ti'a ndalë se suksesin e ka vetëm me punë sic thotë Dalina Buzi: '...me apo pa një mashkull në krah, qoftë “në kërkim” apo duke larë enët në shtëpinë e saj, këngëtarja do t’ja dalë, se s’ka asnjë mëkat, përveçse ka bërë atë që ka dashur gjithmonë; të këndojë. Elvana është vetëm një lajm që nesër do të harrohet, siç janë harruar lajme vajzash të famshme e të pafajshme këtu apo në botë të gjendura në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Por ajo çfarë ndodhi në Bllok dhe ajo çfarë po ndodh çdo ditë me krimet në këtë vend dhe promovimin e pranimin e kriminelëve në çdo sektor, nga politika e deri në mburrje kafenesh e tekste të panumërta rrepi, është jeta jonë. E thënë me gjuhën e rrugës: “Jemi rëndë, jemi aq rëndë, sa na bezdis një kotele, kur elefanti në dhomë po na mbyt.” ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI