Flash

Çmenduri në Gjirokastër, gurore pa leje mjedisore fare pranë qytetit (FOTO)

Lapsi.al 7 October 2018
Çmenduri në Gjirokastër, gurore pa leje mjedisore fare

Sikur të mos mjaftonte fusha gjigante e depozitimit të plehrave, e cila është relativisht afër qytetit, Gjirokastrës i është shtuar edhe një tjetër vatër ndotje fare pranë zonës së banuar.

Është fjala për një nyje përpunimi të gurit dhe çakëllit, gati me përmasat e një guroreje, e cila është hapur sipër lagjes Granicë. Pikërisht në vendin që njihet ndryshe si tregu i romëve. Ka disa ditë që kompania private kryen aktivitet në këtë pikë, me ‘OK’ nga Bashkia Gjirokastër dhe ‘shkelje syri’ nga Prefektura, por me siguri dhe institucione të tjera shtetërore.

Puna bëhet kryesisht gjatë orëve të natës. Veç pluhurit që emetohet në atmosferë, në nivel shqetësues për banorët e atyshëm është edhe ndotja akustike, zhurma që shkaktojnë makineritë për përpunimin e gurit. Por skandali thellohet më tej nga fakti se nuk ka leje mjedisore për këtë aktivitet dhe tjetra, një pjesë e inerteve depozitohen në lumë.

Guri dhe çakëlli që thërmohen në këtë gurore janë kryesisht të depozituara në atë zonë nga përmbytjet e një viti më parë. Bashkia Gjirokastër, mbase në pamundësi, nuk i hoqi prej andej për muaj me radhë dhe ndoshta nuk do t’i hiqte kurrë. Ndaj zgjodhi rrugën më të shkurtër, duke ‘legalizuar’ në territorin e saj një gurore pa leje mjedisore, e cila shkakton ndotje në qytet.

Një pjesë e gurit të përpunuar në këtë pikë përdoret tek punimet që Bashkia Gjirokastër kryen në “Kodrën e Rilindasve”. Jo zyrtarisht është thënë se kompania private që administron guroren po “kontribuon falas” në pastrimin e asaj zonë nga inertet, si dhe redukton kostot në punët publike që janë në proces aktualisht në Gjirokastër.

Dakord, këto mund të jenë të vërteta. Por kurrsesei nuk e përligjin ndotjen që i shkaktohet Gjirokastrës dhe as faktin se po operohet pa leje mjedisore. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI