Flash

Arroganti Pannuci: "Luajnë ata që kanë minuta, Abazaj të lëvizë b..."

Lapsi.al 7 October 2018
Arroganti Pannuci: "Luajnë ata që kanë minuta, Abazaj

Para grumbullimit të kombëtares është ndoshta normale që trajneri i përfaqësueses, Christian Panucci të dalë në konferencë shtypi, edhe pse italiani e bën të duket si një veprim i minutave të fundit, gjë që në fakt nuk është e vërtetë. "E vendosa në minutat e fundit për ta zhvilluar përpara fillimit të grumbullimit”, tha tekniku italian.

Në fakt, e vetmja dilemë ka qenë për orarin e konferencës, për të shmangur përplasjen me zhvillimin e ndeshjeve të kampionatin shqiptar. Të mundshme ishin ora 16 dhe ora 19, por Panucci ka preferuar ta bëjë përpara ndeshjeve të pasdites.

Nuk ka qenë i qetë tekniku, madje deri diku arrogant, duke humbur atë xhentilesën që karakterizon italianët. Shpjegimi për thirrjen e Uzunit ka qenë legjitim, ashtu si ashpër Panucci ka treguar mungesën e thirrjes së Kristal Abazajt.

“Pse duhet të vijë në kombëtare? Këtu njerëzit mendojnë se është një vend pune. Jam takuar me Abazaj dhe më ka thënë që stërvitet shumë te Anderleht. Vetëm se në Europa League nuk është dhe as në 23-en. Unë mërzitem se nuk e shikoj as në stol atje, ndërsa ai mërzitet se nuk e grumbullova. Nëse është mërzitur, të përveshë mëngët e të lodhë b…. Si pretendon të vijë në kombëtare kur ka 4 muaj pa luajtur fare”

Miqësorja me Jordaninë mund të jetë edhe thjesht një ndeshje, nga ato që tekniku nuk dëshiron as të bëjë provat gjenerale për eleminatoren e Ligës së Kombeve me Izraelin: "Është shumë e rëndësishme për mua, që t’iu jap minutat e duhura, lojtarëve që iu mungojnë. Për këtë do ta shfrytëzoj edhe miqësore".

Është krejt tjetër sfida me Izraeli, skuadër që vërtetë e mundëm në Elbasan, por që mund të kishte shkuar edhe ndryshe si ndeshje. Duket se Panucci nuk po mendon më për rezultatin, ndoshta humbja me Skocinë ka zbehur idenë e tij për këtë objektiv, sepse përndryshe nuk mund të kuptohet kjo përgjigje: “Nëse fitojmë mirë, nëse nuk fitojmë prap mirë. Duhet të tentojmë të luajmë në Europian. Jemi shumë afër Europianit".

Mungesat ishin dhe vazhdojnë të jenë problem për teknikun e kombëtares, e ndoshta kjo është arsyeja që vazhdon të përsërisë se nuk jemi Brazili. "Ne nuk kemi lojtarë që luajnë në gjysmëfinalet e Championsit. Nuk jemi as Brazili as Franca. Duhet të më dëshmojnë seriozitet disa prej lojtarëve. Rini të qetë. E respektoj shumë Shqipërinë".

Ndoshta është edhe kështu, por mënyra e të bërit konferencën për shtyp nuk është ajo e të respektuarit. Tekniku shfaq nervozizëm sa herë pyetet për tema delikate dhe kujton teknikun e Spanjës, në kohën kur nuk harron të thotë se nuk jemi Brazili: "Imagjinoni nëse do të veproja si Luis Henrike, që iu heq lojtarëve telefonin në mëngjes. Unë kështu kam zgjedhur dhe kështu do veproj. Lojtarët do të kenë komoditetin për të punuar dhe kjo është e rëndësishme.

E në fund asnjë indikacion për të ardhmen. Rezultatet nuk është se i kanë shkuar për shtat, por përgjigja mund të ishte më kuptimplotë se sa thjesht "Duhet të pyesni Dukën".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI