Flash

Basha: Si po abuzon qeveria Rama me tenderat (VIDEO)

Lapsi.al 7 October 2018
Basha: Si po abuzon qeveria Rama me tenderat (VIDEO)

Lulzim Basha publikoi një video në Facebook, PD llogarit se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro.

Në video theksohet se verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Në videon e publikuar abuzimi me tenderat ndahet në 3 pika kryesore:

-900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.

-753 milionë euro kanë shkuar pēr fasada dhe luks

-252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në kēto 5 vjet.

-Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit

-Kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar.

-Skualifikimet e padrejta të kompanive

-Rregjistrim offshore i kompanive fituese

-Propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI