Flash

Astrit Patozi: Referendum për Babalen

Lapsi.al 7 October 2018
Astrit Patozi: Referendum për Babalen

Bëje revolucionin, po pate këllqe, o derdimen, por jo për Babalen. Se partia, që ke privatizuar dhe i ke marrë emrin me qera prej 5 vjetësh, nuk e bëri dot atë as kur i vranë Azem Hajdarin. Kërkoj ndjesë për krahasimin, por e tillë është katandisja e Partisë Demokratike në drejtimin e njeriut të gabuar, 20 vjet pas vrasjes së Liderit të Dhjetorit.

 

Sepse ky është një sistem që në pushtet duhet të vish vetëm me votë, edhe këtu nuk është puna se të merr në telefon Trump-i apo Merkel-i, siç e shpjegon ti shkakun e shtyrjes së revolucionit.

Vetëm ti mund ta bësh që t'i detyrosh njerëzit të zgjedhin mes asaj që thotë një trafikant ordiner dhe akteve të një prokurori, qoftë ky edhe djali i Aranit Çelës. Se ti mendon që publiku nuk ka nevojë që t'i japësh prova dhe fakte, kur je kundër qeverisë. Dhe je gati t'i hidhesh në fyt vetë apo përmes rrogëtarëve të kunatit kujtdo në Shqipëri, që ka dyshimin më të vogël për versionin e Babales.

Po edhe sikur të mos ishe personazhi që, sipas Ilir Metës, të gënjen edhe për orën, ku ke parë e dëgjuar ti që opozita ta detyrojë popullin që ta pranojë me zor pretendimin e saj?

Domethënë, ti po na thua se kush beson Babalen tënd është shqiptar i mirë, ndërsa ata që e vënë në dyshim janë shërbëtorë të Edi Ramës dhe të krimit të organizuar, apo jo?

Domethënë ti po i fton shqiptarët në referendum, e doni apo nuk e doni Babalen, dhe i qartë për rezultatin e tij në favor, po fton të gjithë fansat e vlonjatit të famshëm që të ngrihen e të përmbysin me forcë Edi Ramën?

Bëje revolucionin, po pate këllqe, o derdimen, se ka një mijë arsye, përveç Babales, që kjo qeveri ta meritojë plotësisht të rrëzohet.

Por të lutem shumë, mos cakto datë, as muaj, dhe as vit, sepse koha është e pamëshirshme. Ajo ikën shpejt, duke i dhënë të drejtë gjithmonë Ilir Metës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI