Flash

Video / Thellohet kriza e Real Madrid, mundet pas 18 vitesh nga Alaves

Lapsi.al 6 October 2018
Video / Thellohet kriza e Real Madrid, mundet pas 18 vitesh nga Alaves

Vazhdon momenti "jo" për Real Madrid, që pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër CSKA Mosca këtë mbrëmje është rrëzuar edhe në La Liga, 1-0 ndaj Alaves, (madrilenët nuk shënojnë në kampionat për 270 minuta). Ndërkohë që Deportivo Alaves arrin fitoren e parë ndaj Real Madrid që nga sezoni 1990-2000.

Në pjesën e parë merengues, të rreshtuar me 4-4-2 me Bale, Ceballos dhe Benzema në fushë, ndër të tjerë, tentojnë portën e Pacheco, por përpjekjet e ndryshme të Benzema, Bale dhe Nacho vuajnë nga saktësia dhe një ritëm shumë i ngadaltë.

Ritmi i ndeshjes nuk ndryshon as në pjesën e dytë, por pak nga pak të zotët e shtëpisë arrijnë të kundërsulmojnë dhe të dalin më shpesh  nga ana e Courtois me Duarte, Calleri dhe Wakaso. Lopetegui fut Mariano Diaz për Benzema dhe Asensio për Casemiro (më të rrezikshmi për Real në fillim të pjesës së dytë), por gjërat nuk ndryshojnë.

10 minuta nga fundi dëmtimi i radhës për Bale, i cili i hap rrugë Vinicius Junior. As hyrja e brazilianit energjik nuk sjell efektet e pritura, dhe me kohën shtesë vjen goditja me kokë e Manu Garcia që ju dhuron një tjetër mbrëmje të hidhur kampionëve të Evropës në fuqi.

https://www.youtube.com/watch?v=ac3PcZJ_0bw

Të këshilluara

Video/ Bentancur i rrëmben golin Ronaldos

Juventus merr avantazhin në Udine, përballë Udinezes me një gol të shënuar nga Rodrigo Bentancur. Goli i parë me fanellën bardhezi për mesfushorin uruguajan, që...

18:40

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI