Flash

Video / Manchester United nga ferri në parajsë, fiton me përmbysje ndaj Newcastle

Lapsi.al 6 October 2018
Video / Manchester United nga ferri në parajsë, fiton me

Ajo që u duk se do të ishte një mbrëmje e errët për Manchester United ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas dy golave të shpejtë të Newcastle, në pjesën e parë, Manchester United ka treguar forcën në 20 minutat e fundit të takimit duke barazuar dhe madje pëmbysur rezultatin. 3-2 ka triumfuar skuadra e Djajve të Kuq në mitikun "Old Trafford".

Ishte ndeshja për të mos u humbur dhe shansi i fundit për Jose Mourinhon, por sic duket problemet me skuadrën janë shumë më të mëdha se mund të përballohen nga portugezi. Manchester United luan në Old Trafford ndaj vendit të parafundit në renditje, por Newcastle shënon dy gola në tre minuta. Kenedy realizoi avantazhin në minutën e 7, ndërsa në të 10 ishte radha Yoshinori Muto të bënte të heshtë Teatrin e Ëndrrave. Skuadrat janë futur në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2 për Newcastle.

Por kthesa për Manchester United do të vinte në pjesën e dytë. Pikrisht minutën e 70′ të takimit Juan Mata ka ngushtuar diferencën me një super gol nga goditja e lirë për dhe vetëm 6′ minuta më pas ka ardhur edhe goli i barazimit me anë të Anthony Martial. Nuk ka mbaruar këtu pasi në katedër do të ngjitej edhe Alexis Sanchez i cili shënon me kokë në ekstremet e kohës duke i dhuruar fitoren të tijve.

https://www.youtube.com/watch?v=5jP9VvMYqbA

Të këshilluara

Video/ Bentancur i rrëmben golin Ronaldos

Juventus merr avantazhin në Udine, përballë Udinezes me një gol të shënuar nga Rodrigo Bentancur. Goli i parë me fanellën bardhezi për mesfushorin uruguajan, që...

18:40

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI