Flash

Refuzimi i ofertës së Telekom Serbia, Vuçiç: Shqipëria u dërgoi mesazh të gabuar investitorëve

Lapsi.al 6 October 2018
Refuzimi i ofertës së Telekom Serbia, Vuçiç:

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka fshehur zhgënjimin me qeverinë shqiptare, pas refuzimit që kjo e fundit i bëri ofertës së kompanisë serbe "Telekom Serbia" për të blerë kompaninë shqiptare "Telekom Albania".

Për Vuçiç, refuzimi i parave serbe është një refuzim i investitorit.

"Shqipëria duke refuzuar paratë serbe në procesin e shitjes së Telekom Albania, dërgon mesazhin e gabuar, mesazhin që investitorët nuk janë të mirëpritur".

Vuçiç shpjegoi më tej se: "Kam dëgjuar nga përfaqësuesit tanë se kemi ofruar ofertën më të mirë dhe se ministria shqiptare e telekomunikacionit tha se Serbia nuk mund të blejë Telekom Albania. Ajo dëshiron të thotë se paratë e Serbisë nuk janë mjaft të mira, gjë që do të ishte e frikshme".

Por Presidenti serb tha se nuk do të flasë më gjatë për këtë çështje derisa të ketë në dorë të dhëna zyrtare.

Komentet presidenti serb i bëri gjatë inagurimit të fabrikës "Labor srb", në Sremska Mitrovica.

Burime zyrtare bëjnë me dije se drejtues të lartë të kompanisë serbe janë takuar me përfaqësues të ministrisë së Transporteve.

Gjatë këtij takimi drejtuesve të "Telekom Serbia" i është bërë i ditur edhe qëndrimi i palës shqiptare se nuk janë të mirëpritur për tu bërë pjesë e tregut të telefonisë mobile edhe pse investimet serbe janë të rëndësishme për Shqipërinë.

"Ardhja e kompanisë Telekom Serbia në Shqipëri nuk është e mirëpritur. Edhe pse vendimi është midis kompanive, përfshirja e Telekom Serbia në tregun e telefonisë celulare mund të sjellë reagime që mund të ndikojnë negativisht edhe për vetë kompaninë. Ne jemi të gatshëm të presim investimet serbe në vend, por për këtë sektor preferojmë një investitor me një tjetër profil."

Mësohet se Telekom Serbia ka bërë ofertën më të favorshme për blerjen e Telekom Albania duke ofruar 60 mln euro, shkruan Ora News.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI