Flash

Premier League/ Dier mban Tottenham në ndjekje të kreut, Everton befason Leicester

Lapsi.al 6 October 2018
Premier League/ Dier mban Tottenham në ndjekje të kreut, Everton

Në pritje të zbresin në fushë kryesuesit e kampionatit, Tottenham Hotspur kthehet të fitojë, duke u vënë në ndjekje të Manchester City dhe Liverpool. Sukeses i rëndësishëm për Evrton në fushën e Fox, ndërsa Watford pas befasisë së javëve të para, vazhdon të zbresë në renditje, i shkatërruar në shtëpi nga Bournemouth.

Eric Dier ka vendosur sfidën në Wembley, duke qetësuar Pocchetino dhe duke i dhënë frymëarrje londinezëe, pas dështimit në Champions me Barcelonën. me 18 pikë në 8 ndeshje Spurs dhe Arsenal janë skuadrat e vetme që nuk njohin barazim.

Vendi i tetë për Watford që zbret me shpejtësi në klasifikim. ndoshta ai rezultat surprizues i javëve të para, kur mbajti ritmin e Chelsea e Liverpol, ishte gënjeshtar dhe Bournemouth e konfirmoi me një poker në shtëpinë e tyre. Brooks, King dy herë dhe Wilson vendosën ndeshjen, që u kondicionua nga kartoni i kuq në minutën e 32 për Kabasele.

Sukses edhe për Everton, që po përligj gjithnjë e më shumë shpenzimin e çmendur për Richarlison. Braziliani vazhdon të shënojë, edhe pse Everton nuk ka situatën që shpresonte në renditje. Pas suksesit 1-2 në Leicester skuadra nga Liverpool arrin vendin e 10 me 12 pikë.

NDESHJET

Burnley 1 - 1 Huddersfield Town

Crystal Palace 0 - 1 Wolverhampton Wanderers

Leicester City 1 - 2 Everton

Tottenham Hotspur 1 - 0 Cardiff City

Watford 0 - 4 AFC Bournemouth

RENDITJA

1 Manchester City 19

2 Liverpool 19

3 Tottenham Hotspur 18

4 Chelsea FC 17

5 AFC Bournemouth 16

6 Arsenal 15

7 Wolverhampton Wanderers 15

8 Watford 13

9 Leicester City 12

10 Everton 12

11 Manchester United 10

12 Burnley 8

13 Brighton & Hove Albion 8

14 Crystal Palace 7

15 West Ham United 7

16 Southampton 5

17 Fulham 5

18 Huddersfield Town 3

19 Newcastle United 2

20 Cardiff City 2

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI