Flash

Policia e Sarandës kap 31-vjeçarin në kërkim, ishte pjesë e një grupi kriminal

Lapsi.al 6 October 2018
Policia e Sarandës kap 31-vjeçarin në kërkim, ishte

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar në flagrancë shtetasi Ervis Veizi, 31 vjeç, banues në fshatin Metoq të Sarandës.

Veizi ishte në kërkim prej muajit shkurt të këtij viti. Në datën 9 qershor 2018 Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” me akuzën për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 Veizi ishte i kërkuar si pjesë e një grupi kriminal prej 16 personash të goditur nga policia e Sarandës në shkurt 2018, të cilët kryenin trafik droge drejt Greqisë

Veizi akuzohet si transportues i lëndës narkotike nga fshati i Shalës drejt kufirit të gjelbër

Të këshilluara

FOTO/ Xhisiela Maloku përfundon në spital

Në më pak se dy muaj ajo humbi më shumë se 20 kilogramë. Këtë të premte Xhisiela Malokut, postoi në rrjetet sociale një foto nga një spital privat në Tiranë. ...

22:04

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI