Flash

Mesazhi në Instagram, çfarë e lidh reperin Stresi me Ervis Martinajn? (Foto)

Lapsi.al 6 October 2018
Mesazhi në Instagram, çfarë e lidh reperin Stresi me Ervis

Ervis Martinaj mbeti i plagosur natën e së enjtes në zonën e ish bllokut në Tiranë, gjatë një përplasjeje me armë. Ditën e sotme reperi Stresi ka publikuar foton e Ervis Martinajt, që mbeti i plagosur me një plumb në qafë të shoqëruar me një mesazh të shkurtër.

“Ne jemi të fortë”- shkruan Stresi krahas fotos duke bërë të qartë edhe njëherë miqësinë e tij me Martinajn.

Para dy netësh në zonën e ish-Bllokut në lokalin “Monopol” ndodhi përleshja me armë, ku e pranishme ishte edhe këngëtarja Elavana Gjata. Këngëtarja ishte ‘molla e sherrit’ pasi Fabjol Gaxha e kishte ngacmuar disa ditë më parë. I dashuri i saj kishte vendosur të "sqarohej" me të pikërisht në këtë moment. Pasi e goditi nisi konflikti fillimisht fizik dhe që më pas përfundoi me shkëmbim zjarri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI