Flash

Klandestinët, FRONTEX merr në ruajtje kufijtë e Shqipërisë

Lapsi.al 6 October 2018
Klandestinët, FRONTEX merr në ruajtje kufijtë e

Sipas BE-së është rënë dakord për një marrëveshje me Shqipërinë për angazhimin e Frontex-it në territor shqiptar për të reaguar më shpejt ndaj valës së migracionit dhe për luftë efikase ndaj kriminalitetit ndërkufitar.

Sipas Komisionit të BE-së kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji me një vend të tretë. Me miratimin e këtij vendi në të ardhmen janë të mundshme edhe aksionet e mbrojtësve të armatosur të kufirit të BE-së "në zonën territoriale të sovranitetit shiptar". Komisari i BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos e cilësoi marrëveshjen si një "gur themeltar në bashkëpunimin e jashtëm të BE-së në fushën e menaxhimit të kufijve". "Unë shpresoj, që kjo marrëveshje t'i hapë rrugën forcimit të bashkëpunimit me të gjithë Ballkanin Perëndimor", nënvizoi komisari Avramopoulos .

Kjo marrëveshje duhet të miratohet edhe nga Parlamenti i BE-së. Në verë të tilla "marrëveshje statusi" janë parafuar edhe me Maqedoninë e Shqipërinë. Tani ato duhet të nënshkruhen. Ndërkohë vazhdojnë bisedimet edhe me Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Më 2015 dhe në fillim të vitit 2016 qindra mijëra refugjatë përmes rrugës ballkanike nga Greqia kanë mbërritur në Gjermani dhe në vendet veriore të BE-së. Kjo mori fund, pasi i nxiti vendet që t'i mbyllin kufijtë e tyre.

Mbrojtësit e kufirit të BE-së me kompetenca të zgjeruara

Në situata krize këtej e tutje mbrojtësit e kufirit të BE-së mund të angazhohen edhe në Shqipëri, duke gëzuar të njëjtat kompetenca me ato të nëpunësve vendas të kufirit, që mund të mbajnë edhe armë. Shqipëria mund t'u lejojë nëpunësve të BE-së edhe që "në mungesë të mbrojtësve vendas të kufirit të përdorin forcë", thuhet në marrëveshje. Të dyja palët marrin përsipër që të respektojnë plotësisht "të drejtat dhe liritë themelore".

Frontex-i që nga viti 2016 ka mundësinë që të jetë aktiv edhe jashtë territorit të BE-së. Deri tani kjo ka vlejtur vetëm për shtete në fqinjësi të drejtpërdrëetë me BE-në, pra në Ballkanin Perëndimor apo në Afrikën e Veriut. Në shtator Komisioni i BE-së propozoi, që në të ardhmen kjo të mundësohet edhe për vendet e treta.

Organizatat e ndihmës: Gjithnjë e më shumë migrantë mbërrijnë në Spanjë

Gjithnjë e më shumë migrantë ndërkohë zgjedhin rrugën për në Spanjë. Atje numri i të ardhurve nga Mesdheu është rritur dita ditës. Sipas të dhënave të OKB-së, gjatë këtyre ditëve të shtatorit kanë mbërritur mesatarisht 353 vetë në ditë. Në gusht 225 dhe në pesë muajt e parë të vitit 54 vetë në ditë.

Spanja sivjet ia ka kaluar Italisë me gjithsej 380.000 refugjatë të ardhru kryesisht nga Afrika. Në brigjet italiane sivjet kanë zbarkuar 21.000 migrantë dhe në Greqi 23.500. një vit më parë shifrat nga fillimi i vitit deri në fillim të tetorit kanë qenë 107.000 në Itali, 20.000 në Greqi dhe 12.000 në Spanjë./Dw

Të këshilluara

FOTO/ Xhisiela Maloku përfundon në spital

Në më pak se dy muaj ajo humbi më shumë se 20 kilogramë. Këtë të premte Xhisiela Malokut, postoi në rrjetet sociale një foto nga një spital privat në Tiranë. ...

22:04

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI