Flash

Humbet derbin, rrihet trajneri shqiptar në hyrje të shtëpisë

Lapsi.al 6 October 2018
Humbet derbin, rrihet trajneri shqiptar në hyrje të shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin e Kosovës. Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli, është sulmuar fizikisht nga tre pesona para banesës së tij në kryeqytet, pas humbjes në derbin ndaj Prishtinës. Një incident shumë i shëmtuar, që nuk justifikohet me asnjë rezultat e që këtë herë ka rënduar mbi teknikun Sokoli.

Skuadra e Llapit u mposht 2-1 nga Prishtina e teknikut Mirel Josa, pikërisht në sekondat e fundit të takimit të kësaj jave në Ipko Superligën e Kosovës, ndeshje që u luajt në stadiumin "Fadil Vokrri".

Gazeta Express bën të ditur se lajmin e ka konfirmuar policia kosovare përmes zëdhënëses për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 20:30 e kemi marrë informatën se në rrugën ‘Hajdar Dushi’ në Prishtinë një person është sulmuar fizikisht nga disa persona te dyshuar. Personi i sulmuar B.S është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia po merret me rastin".

Sipas ndërtimit të parë të ngjarjes nga policia, që së bashku me auto-ambulancën kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, nj orë pas përfundimit të ndeshjes tre personat i kishin zënë pritë trajnerit Sokoli, që është sulmuar në hyrje të banesës së tij.

Për fat të mirë gjendja e teknikut të Llapit është përmirësuar dhe është jashtë rezikut për jetën. Madje sipas asaj që raporton IndeksiOnLine, tekniku ka dhënë edhe deklaratën e parë: “Jam mirë, nuk kam ndonjë lëndim serioz. S’kam ndonjë koment më shumë për momentin. Faleminderit”.

Të këshilluara

Video/ Bentancur i rrëmben golin Ronaldos

Juventus merr avantazhin në Udine, përballë Udinezes me një gol të shënuar nga Rodrigo Bentancur. Goli i parë me fanellën bardhezi për mesfushorin uruguajan, që...

18:40

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI