Flash

Grabiti me armë 2 karburante në Vlorë, autori pas arrestimit: Doja para për ikjen në Greqi

Lapsi.al 6 October 2018
Grabiti me armë 2 karburante në Vlorë, autori pas arrestimit:

Mariglen Muftaraj, 27 vjeç, u vu në pranga pasi, i maskuar dhe i armatosur mekallashnikov, arriti të grabiste dy pika karburanti në një hark kohor prej 5 orësh. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Novoselës, ndërsa autori është banues në fshatin Plashnik të Beratit. Fillimisht, riu ka kryer grabitjen e karburantit brenda Novoselës, në pronësi të shtetasit Y.B., ngjarje e ndodhur rreth orës 00:40 të së premtes, ku dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj. Ndërsa 5 orë pas kësaj, rreth orës 05:53, 27-vjeçari, pranë mbikalimit të Novoselës, në autostradën Vlorë-Fier, ka kryer dhe grabitjen e karburantit në pronësi të shtetasit F.S.

I maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit automatik, ai ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe 150 euro. Pasi ka kryer grabitjen, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por në ndjekje janë vënë forcat e Policisë, të sinjalizuara për grabitjen e ndodhur. Ato u organizuan dhe u ndanë në grupe të posaçme për t’u shpërndarë në terren, gjë e cila solli arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

I riu u kap teksa tentonte që të fshihej mes shkurreve në një zonë mes fshatrave Aliba-Akërni. Në momentin e prangosjes, Policia ka sekuestruar dhe armën tip kallashnikov si dhe paratë që kishte grabitur. Në momentin e arrestimit, 27-vjeçari mbante ende kapuçin në kokë, ndërsa armën e kishte hedhur disa metra larg. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të të dyja grabitjeve, ai ka deklaruar se ishte detyruar t’i kryente ato për të siguruar para për të emigruar në Greqi. Fakti që në grabitjen e parë ka dalë duarbosh, pasi ka arritur të marrë vetëm 3 mijë lekë të rinj, ka “detyruar” atë që të kryejë një tjetër grabitje.

uheshin lekë për të shkuar në Greqi”, është ajo që Mariglen Muftaraj ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Vlorës. 27-vjeçari, pavarësisht se jetonte në Berat, është emër i skeduar nga Policia e qytetit bregdetar, pasi rezulton me precedentë penal për grabitje. Madje, nga Policia e Vlorës, konfirmohet se i riu vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, ku vuante dënimin për grabitje, në zonën e tij në Berat. Sipas Policisë, 27-vjeçari mendohet të ketë mbërritur prej mbrëmjes së të enjtes në Vlorë, përpara se të kryente edhe dy grabitjet.

Të këshilluara

FOTO/ Xhisiela Maloku përfundon në spital

Në më pak se dy muaj ajo humbi më shumë se 20 kilogramë. Këtë të premte Xhisiela Malokut, postoi në rrjetet sociale një foto nga një spital privat në Tiranë. ...

22:04

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI