Flash

Formula 1/ Strategjia e gabuar e Ferrari, Raikkonen i katërti, Vettel i nënti: "Tani dukemi idiotë"

Lapsi.al 6 October 2018
Formula 1/ Strategjia e gabuar e Ferrari, Raikkonen i katërti, Vettel i

Përsëri Hamilton e Mercedes kanë qenë më të mirët e interpretimit të situatave variabël, duke marrë në Suzuka një pole position të jashtëzakonshëm, numri 80 për kampionin anglez, në Q3 që ka nisur nën një qiell me re e përfundoi me shi. Kushte në të cilat Ferrari u fundos, me Raikkonen 4° e Vettel 9°, pasi u futën në pistë me goma të mesme në një pistë akoma të thatë.

Hamilton nuk mund të mos jetë i lumtur për arritjen: "Ishte një rezultat i rëndësishëm, arritëm të merrnim vendet e para në xhiron e fundit. Falenderoj skuadrën që ka punuar mirë me makinën, por kemi përmirësuar edhe komunikimin. Jam i lumtur të ndaj me ta sukseset e mia dhe i lumtur për pole numër 80. Në momentin delikat është vështirë të marrësh vendimin e duhur, por ne si skuadër e kemi bërë gjithnjë e për këtë jemi më të mirët ".

Në rradhën e parë edhe Bottas që kompleton rezultatin e Mercedes. Piloti e ka lënë pas ndodhinë e garës së kaluar dhe është entuziast për një tjetër garë spektakolare: "Skuadra ka punuar shumë mirë dhe na ndihmoi të arrinim këtë rezultat edhe në shi. Duhet të adaptoheshim, por ishim më të shpejtët".

Ferarri dështoi totalish me një zgjedhje të gabuar gomazh. Vendi i katërt për Kimmi Raikkonen dhe i nënti për Seb Vettel, pa asnjë shans për të bezdisur Mercedes dhe Hamilton. Gjermani shpjegoi kështu gabimin për të nisur Q3 me goma të mesme në një pistë ende të thatë, gjë që e ngadalësoi dhe e detyroi të niset të dielën nga vija e pestë: "Vendosëm së bashku, nuk ka rëndësi e kujt ishte zgjedhja. Nuk është vetëm një: unë isha dakord të përdornim të mesmet, por rezultoi një zgjedhje e gabuar. Ishte gati të binte shi, por nuk ra. Filloi vetëm 5 minuta më vonë: po të binte pak më parë do ishim heronj, tani dukemi idiotë, është vështirë ta shohësh nga një këndvështrim tjetër".

Podiumin e përmbushi Verstappen: "Të premten nuk shpresoja në këtë pozicion në start, jam i kënaqur që ia dola, kemi një pozicion të mirë për të luftuar për podiumin me ata që synojnë titullin kampion".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI