Flash

Dinamika e ngjarjes që tronditi Tiranën: Përplasja për Elvana Gjatën, Meviol Billa e sulmoi direkt Gaxhën…

Lapsi.al 6 October 2018
Dinamika e ngjarjes që tronditi Tiranën: Përplasja për

Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë në zonën e ish-Bllokut ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Përplasja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së enjtes tek ish-Blloku duket se ka pasur si motiv këngëtaren Elvana Gjata.

Rreth orës 21:30, para se të ndodhi krimi në lokalin në pronësi të Redi Popeskut, që ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova” tek ish-Blloku, kanë qenë të pranishëm disa persona. Në banak ndodhej 36-vjeçari Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shoku i tij, Eljon Hato, duke pirë verë. Ndërsa në një tavolinë ishin të ulur i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata, me dy miqtë e tij, Fabiol Alushi e Geldo Hotin, si dhe me truprojën e saj, Meviol Billo, njëkohësisht edhe mik i tyre.

Deri në këtë moment, burimet thonë për gazetën Panorama se situata ka qenë e qetë dhe pa tensione nga të dy palët, ndonëse një javë më parë disa prej tyre ishin përfshirë në një konflikt, në një tjetër lokal në Tiranë. Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë ngacmimi i Elvana Gjatës nga Fabian Gaxha, që sipas të dhënave shoqërohej me Martinajn edhe si mik, edhe si truprojë e tij. Disa minuta më vonë, rreth orës 21:40, situa- ta është tensionuar, pikërisht në momentin kur 28-vjeçari Gaxha është futur në lokal. Burimet thonë se 4 personat që ndodheshin në tavolinë janë ngritur në këmbë sapo ai është futur brenda. Fillimisht ka qenë Meviol Billo ai që e ka sulmuar fizikisht Fabian Gaxhën, si hakmarrje për ngacmimin e këngëtares. Në konflikt mësohet se janë përfshirë edhe personat e tjerë. Më pas, në kohën që 28-vjeçari ka nxjerrë nga brezi një pistoletë tip “Glock”, e gjetur nga Policia në vendngjarje, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Personi që ka qëlluar dyshohet të jetë 41-vjeçari Billo, truproja i këngëtares dhe i të dashurit të saj Ervin Mata. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Sipas burimeve nga Policia, por edhe nga pamjet filmike të një kamere sigurie në një prej lokaleve të natës në Tiranë, dyshohet se rreth një javë më parë mes disa prej personave që u përfshinë të enjten në përplasjen me armë, ka pasur një konflikt.

Viktima, Fabian Gaxha, dyshohet se ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, e cila shoqërohej edhe nga i dashuri në lokalin ku ndodhi sherri. Sipas pamjeve filmike të publikuara dje, duket se sherri ka qenë i ashpër, me dhunë fizike dhe me goditje me objekte të forta. Ky dyshohet të ketë qenë shkaku i ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë te ish-Blloku. Ndonëse një javë më parë, palët u shpërndanë, dhe pse pati përplasje të fortë fizike, duket se asnjëri nga personat e përfshirë nuk kishte pranuar që ajo situatë të mbyllej me aq. Ndërsa të enjten mbrëma, përplasja ish- te më e rëndë, u përdorën edhe armët e zjarrit.

Të këshilluara

FOTO/ Xhisiela Maloku përfundon në spital

Në më pak se dy muaj ajo humbi më shumë se 20 kilogramë. Këtë të premte Xhisiela Malokut, postoi në rrjetet sociale një foto nga një spital privat në Tiranë. ...

22:04

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI