Flash

Çështja 'Xhisiela'/ PD, Strazimiri: Pse hesht Rama për përmbajtjen e pamjeve të 21 korrikut

Lapsi.al 6 October 2018
Çështja 'Xhisiela'/ PD, Strazimiri: Pse hesht Rama

Në një dalje për mediet këtë të shtunë, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që t’i tregojë publikut se çfarë tregojnë kamerat e Komisariatit të Fushë Krujës, për ngjarjet e ndodhura më 21 korrik.

Kjo datë ka të bëjë me denoncimin e nënkomisar Emiljano Nuhut, në kërkim të azilit politik jashtë vendit, i cili ka akuzuar deputetët Taulant Balla dhe Rrahman Rraja se ka qenë të pranishëm në komisariat, kur ai është kërcënuar me armë në kokë për të liruar Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist të Krujës.

Deputeti demokrat pyet ndër të tjera se “çfarë po e detyron Ramën që të bëjë rolin e memecit dhe të mos flasë për filmimet në Komisariatin e Fushë Krujës, ku ndodhen të instaluara të paktën 8 kamera”.

“Edi Rama vazhdon të heshtë, sepse nuk guxon të thotë të vërtetën e pranisë së Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në Policinë e Fushë Krujës më 21 korrik. Në këto 11 ditë, makineria e tij e propagandës shpiku 4 alibi për Taulant Ballën, që nga përurimet, deri te dalja për peshk ditën e 21 korrikut, por pengut të krimit Edi Rama ia ka mbyllur gojën një pyetje fare e thjeshtë: Çfarë tregojnë kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës? Pse hesht Edi Rama prej 11 ditësh për përmbajtjen e pamjeve të 21 korrikut, që tregojnë kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyrën e oficerit të policisë Emiljano Nuhu? Kush po e detyron kryeministrin tonë gojështhurur të bëjë rolin e memecit?”, pyet deputeti Strazimiri.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI