Flash

Burg ‘Babales’, reagon Basha: Rama i vuri zjarrin shtetit ligjor

Lapsi.al 6 October 2018
Burg ‘Babales’, reagon Basha: Rama i vuri zjarrin shtetit ligjor

Pas vendimit të Prokurorisë, e cila kërkoi arrestimin e Albert Veliut, i njohur si ‘Babalja’ apo dëshmitari X, Fredi Alizotit, si detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashin, vjen reagimi nga Lulzim Basha.

Kryedemokrati deklaroi se me aktin e sotwm, Edi Rama i ka vwnw flakwn shtetit ligjor.

Nwpwrmjet njw reagimi nw Twitter, Basha tha se tashmë nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë, përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.

“Kush priste dicka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim. Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet”, - shkruan Basha.

Prokuroria arriti në konkluzionin se audiopërgjimi i publikuar nga PD, i cili implikon vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, në pazare droge, është i montuar. Ndaj Krimet e Rënda ngritën akuzë për tre persona, ndërsa mes tyre ka gjetur edhe ‘interpretuesin’ e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj. Ndërkohë pak ditë më parë mbërriti në Ministrinë e Drejtësisë ekspertiza e laboratorit anglez mbi audiopërgjimin.

Rama kërkon arrestime nga prokuroria, për çështjen e Agron Xhafajt 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI