Flash

Basha: Dyfishohet numri i bizneseve të mbyllura, me Ramën pasurohen krimi dhe oligarkët

Lapsi.al 6 October 2018
Basha: Dyfishohet numri i bizneseve të mbyllura, me Ramën pasurohen

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mëngjesin e sotëm ka folur në lidhje për mbylljen e shumë bizneseve në vend.

Me anë një videomesazh, Kryetari i PD vuri në dukje gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset, pasi vëmendja e Edi Ramës është tek krimi dhe oligarkët.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”, - thuhet në videomesazh.

Sipas shifrave të publikuar, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë.

“Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve”,- thuhet në videomesazhin, që ilustron me grafik edhe periudhat 9 mujore 2017-2018.

Krahasimi me vitin e kaluar tregon se falimentimi i bizneseve është  gati dyfishuar. Nga 6969 biznese të mbyllura në periudhën gusht-shtator 2017, këtë vit për 9 muaj rezultojnë të mbyllur 11 292 biznese.

Kreu i opozitës jep mesazhin se sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI