Flash

Viktima e sherrit tek ish Blloku ishte person në kërkim nga policia

Lapsi.al 5 October 2018
Viktima e sherrit tek ish Blloku ishte person në kërkim nga policia

I riu Fabian Gaxha që mbeti i vrarë mbrëmë në Tiranë gjatë një konflikti në Bllok nuk ishte i panjohur për policinë. Viktima ishte në kërkim nga policia për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, pasi qëlloi me armë 30-vjeçarin Andi Spahiu, ngjarje e ndodhur më 27 gusht në Tiranë në rrugën “Tasim Shehu”.

Ky i fundit rezultoi një shpërndarës droge që gjithashtu u arrestua pas ngjarjes edhe pse u plagos me katër plumba.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar Spahiut iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Heroinë, ndërsa dyshohet se punonte për një person tjetër. Ngjarja dyshohet se kishte të bënte pikërisht me prishje pazaresh droge.

28-vjeçari Gaxha ishte identifikuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj jetës dhe pronës dhe shpallur në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Fakti që ishte në kërkim shpjegon dhe ngatërrimin e identitetit të viktimës në orët e para pas ngjarjes së natës së kaluar. Kjo pasi Fabian Gaxha kishte në makinë një kartë identiteti të vëllait të tij Rigers Gaxha, dokument që me sa duket e ka mbajtur për t’i shpëtuar policisë, por nuk mundi t’i shpëtonte plumbave.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI