Flash

VIDEO/ Me çorape në kokë, si u grabit karburanti në Vlorë, prangoset autori

Lapsi.al 5 October 2018
VIDEO/ Me çorape në kokë, si u grabit karburanti në

Policia e Vlorës ka kapur pak orë pas ngjarjes autorin e grabitjes së ndodhur në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm në mbikalimin e Novoselës.

Ndërkaq policia ka publikuar dhe pamjet e kamerave të sigurisë së karburantit ku shfaqet autori Mariglen Miftaraj, 27 vjeç, me një çorape femrash në kokë për të fshehur fytyrën.

Gjithë ngjarja ndodh brenda pak minutash, ndërsa grabitësi mban në dorë një automatik.

 Po kështu pamjet tregojnë edhe momentin e arrestimit, kur autori i fshehur mes kallamishtesh shtrihet përmbys dhe prangoset. Policia ka gjetur po mes kallamave edhe armën e krimit.

27-vjeçari Miftaraj i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit – Automatik, ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.

https://www.youtube.com/watch?v=9LAg8epZH10&feature=youtu.be

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI