Flash

Video/ I njëjti… Karius: Gafa spektakolare e portierit në Europa League

Lapsi.al 5 October 2018
Video/ I njëjti… Karius: Gafa spektakolare e portierit në
Nuk ka rëndëi nëse është fanella e Liverpool apo Besiktas, Loris Karius është gjithnjë i njëjti. Thënë më qartë gafaxhi i pandreqshëm, e nëse në finale e Kievit gjeti alibi traumën e shkaktuar nga Ramos, tani vazhdon të bëjë të njëjtat gjëra 5 muaj nga përplasja me spanjollin. Pas finales katastrofë në Champions League që i kushtoi Liverpool Kupën kundër Real Madrid, portieri që kaloi tek Besiktas në verë dhuroi një tjetër gafë kolosale në Europa League. Në minutën e 53 të ndeshjes me Malmö, një krosim pa pretendime i mbrojtësit norvegjez Andreas Vindheim i devijuar nga Caner Erkin është transformuar në gol për shkak të një ndërhyrje të papërgjegjshme të portierit gjerman. Në tentativë për të larguar në kënd, Karius doli huq dhe topi përfundoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin suedezëve, që në minutën e 76' dyfishuan shifrat me penalltinë e Markus Rosenberg. Regimi në rrjetet sociale nuk vonoi, mbi të gjithë me tifozët e Fenerbahce e Galatasaray tepër të inspiruar. Sic duket Europa nuk i sjell fat portierit…

Të këshilluara

Video/ Olympiacos në avantazh në San Siro

Milan befasohet në shtëpi në ndeshjen e europa League kundër Olympiacos. Në minutën e 14 të takimit, Guerrero shënon golin e avantazhit për grekët, duke bërë të...

19:17

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI