Flash

U plagos në konfliktin me armën në bllok, kush është Eljon Hate, i dënuar për vrasje

Lapsi.al 5 October 2018
U plagos në konfliktin me armën në bllok, kush është

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur në një lokal në Ish bllok mbrëmjen e djeshme, ku viktimë mbeti Fabian Gaxha ndërsa i plagosur mbeti Ervis Martinaj, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe 28-vjecarin Eljon Hate, ky i fundit një emër i njohur për policinë, pasi rezulton i dënuar për vrasje me dashje në Shkodër.

Eljon Hate, i njohur ndryshe edhe me emrin Esmeraldo akuzohet se vrau më 12 maj të vitit 2014 në Shkodër pas një grindje banale 22-vjeçarin Indrit Hylli, si edhe plagosi Jetmir Mollën.

Ai u arrestua së bashku me të vëllanë në 3 maj të vitit 2015 në Laç. Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e arrestit me burg për të dy këta persona.

Tre vite pas arrestimit për vrasje me dashje, Eljon Hato shfaqet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku u përfshi në konfliktin me armë që i mori jetën shtetasit Fabiol Gaxha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI