Flash

Truproja i Elvana Gjatës, komandoja me misione e dekorata që goditi mbi Ervis Martinajn dhe grupin e tij (FOTO)

Lapsi.al 5 October 2018
Truproja i Elvana Gjatës, komandoja me misione e dekorata që goditi

Meviol Bilo 41-vjeçari i shpallur në kërkim si autori i ngjarjes kriminale, ku gjeti vdekjen një person dhe dy të tjerë u plagosën, eshte pjesë e forcave të armatosura. Ai është rreshter specialist i Xhenios në Batalionin e Forcave Speciale.

Ndërkohë Bilo ishte i punësuar edhe si truprojë i këngëtares Elvana Gjata. Sipas ligjit, të punësuarve në shtet, nuk iu ndalohet një punë e dytë, të cilën prej disa kohësh e bënte edhe 41 vjecari. Nuk dihet saktë në c’rrethana ka shkrepur armën, por sipas burimeve nga ministria e mbrojtjes ai ishte një ushtarak me kredite shumë te mira dhe rezultate po shumë të mira në testime.

Skedën e vet e ka shumë të pastër dhe sipas atyre që e njohin ishte një njeri i qetë dhe joproblematik. Burimet thonë gjithashtu se mbrëmjen e vrasjes nuk ka pasur armën e shërbimit me vete, pasi atë e kishte lënë në garnizon. Meviol Bilo ka qene pjesë e Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare, që kanë shërbyer në mision paqeruajtës në Kandahar.

Në dhjetor të vitit 2011, Bilo është dekoruar me “medaljen e shërbimit”, pas kthimit të atdhe nga misioni në Afganistan.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, thuhej se në kuadër të festimeve me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë, 8 oficerë të ushtrisë u certifikuan me “Medaljen e Shërbimit” për performancë të jashtëzakonshme dhe ekzekutim të sukseshëm të detyrave gjatë misionit “Eagle 3”. Meviol Bilo është i martuar me 2 fëmijë./Bw

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI