Flash

Sherri në bllok/ Ky është i dashuri i Elvana Gjatës (FOTO)

Lapsi.al 5 October 2018
Sherri në bllok/ Ky është i dashuri i Elvana Gjatës (FOTO)

Prej disa vitesh, Elvana Gjata përflitet se është në një lidhje me një të ri, identitetin e të cilit këngëtarja ka preferuar ta mbajë të fshehtë. Por natën e kaluar duket se i dashuri i saj është përfshirë në një sherr që përfundoi me një të vrarë dhe disa të plagosur.

Bashkë me shokët e tij, ai është shpallur në kërkim nga policia që dha vetëm inicialet e tyre.

  • E.M., 31 vjeç, banues në Tiranë

    - F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë

    - M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Mësohet se emri i 31 vjeçarit është Ervin Mata.

Por, pak kohë më parë, nëpërmjet një videoje në Instagram, Elvana zbuloi padashur fytyrën e partnerit të saj, i cili shfaqej i ulur në sediljen e paë të një makine. Video është e shkurtër, vetëm 1 sekondë, por ka mjaftuar që në media të publikohet një foto në profil e të dashurit të Elvanës që është bërë personazh i një ngjarje të rëndë, siç ishte përplasja me armë që përfundoi me një të vrarë në bllok.

https://www.youtube.com/watch?v=ZCFk2t4-QSk&feature=youtu.be

Ata kishin bërë një udhëtim me helikopter së bashku dhe më pas Elvana hodhi një video teksa bënte xhiro me makinë nëpër rivierën franceze.

Mediat rozë shkruajnë se i dashuri i Elvana Gjatës është djali i një biznesmeni të njohur shqiptar, i cili ka edhe një hotel luksoz në Tiranë. Madje Elvana dhe i dashuri i saj janë parë së bashku duke drekuar me familjarët e tyre disa herë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI