Flash

Rita Ora ndahet nga i dashuri,tregon dashurinë e saj të vërtetë

Lapsi.al 5 October 2018
Rita Ora ndahet nga i dashuri,tregon dashurinë e saj të

Rita Ora ka deklaruar se është ndarë nga i dashuri i saj Andrew Watt. Për një periudhë kohe ata nuk e bënë publike lidhjen e tyre, edhe pse u fotografuan së bashku. Por ishte vetë çifti i cili më pas vendosi që “zyrtarisht” në Instagram të postonin foto ku dukeshin mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit gjatë një udhëtimi në Romë.Pavarësisht këtyre, tashmë duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe në një intervistë dhënë së fundmi në një nga emisionet britanike “Jonathan”, Rita e ka pohuar ndarjen nga Watt.Ajo gjithashtu ka folur edhe për dashurinë e vërtetë dhe ka habitur kur u shpreh se ka kaluar një kohë të mirë me Dj-in e njohur botëror, Calvin Harris. Rita tha se ka qenë ai një nga meshkujt e parë dhe të vetëm që ajo ka dashur me të vërtetë.

Të këshilluara

Grupi "Nirvana" drejt ribashkimit?! (Video)

Ç’do të ndodhë më 6 tetor në “CalJam 2018”, festivali i “Foo Fighters”, në Kaliforni? Janë të shumtë ata që presin ribashkimin e “Nirvana”. Ëndrrat e fansave u ...

13:34

Arrestohet modelja amerikane

Aktorja dhe modelja Emily Ratajkowski njoftoi në Twitter se është arrestuar, teksa protestonte për emërimin e Brett Kavanaugh në Gjykatën e Lartë. “U arresto...

11:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI