Flash

Rasti Xhisiela/ Bie alibia e pengmarrësve, "Nuk ka bërë aksident, por është përdhunuar"

Lapsi.al 5 October 2018
Rasti Xhisiela/ Bie alibia e pengmarrësve, "Nuk ka bërë

Që kur Xhisiela Maloku u shfaq në dy televizionet më të mëdha të vendit për të recituar mjerisht skenarin që i kanë imponuar njerzit që vazhdojnë t'a mbajnë peng, shumëkush dyshoi se rrëfimi i saj nuk qe versioni real i ngjarjes. Mes një sërë detajesh që të bënin të dyshoje për këtë ishte edhe versioni i saj se shenjat që kishte në trup nga përdhunimi i përkisnin një aksidenti automobilistik që ishte bërë shumë kohë më parë dhe jo keqtrajtimit nga djali i deputetit Rexhep Rahja.

Pikërisht këto dy versione, diametralisht të kundërta, ka analizuar të enjten në mbrëmje emisioni "Të paekspozuarit". Aty ishte i ftuar një nga ekspertët më të shquar mjeko ligjorë të vendit, me një eksperiencë pune, Sokrat Meksi. Ai ka bërë analizën e ekspertizës mjeko ligjoreqë ka bërë kolegu i tij Elton Serani (dokumenti poshte), si dhe versionit që Xhisiela dha në Open dhe Opinion.

Meksi konfirmoi versionin e kolegut të tij se plagët në 25 korrik 2018 kur është bërë ekzaminimi ishin të freskëta duke e rrëzuar alibinë e një aksidenti të vjetër.

"Nëse do ishin nga një aksident automobilistik, do ishin më të rënda. Pra nuk qëndron si version" tha mbrëmë Meksi tek Të

Ylli Rakipi e pyeti: "Pra dëmtimet nuk janë nga një aksident"?

Meksi :"Jo jo, nuk janë. Përjashtohet".

Ylli Rakipi: "A ekziston mundësia që një ekspert të ngatërrojë një aksident të vjetër"?

Meksi:"Jo jo, nuk ngatërrohet. Është gjeja më elementare".

Pra është evidente se Xhisiela ka gënjyer publikisht dhe nën presion në televizionet kombëtare. Dhe këtu nuk është puna vetëm se ajo është detyruar të mashtroje. Puna është se ky mashtrim tregon se ajo ende mbahet peng, se pse është detyruar të tërheqë disa derë denoncimet dhe pse tani ka dalë në mbrojtje të përdhunuesit.

Ndaj kjo histori nuk mund të shitet më si një histori pasioni ku vajza bëri jë denoncim nga xhelozia. Ai është një krim me bështetje shtetërore, që fatkeqësisht po vazhdon ende, tashmë pa droje për të gënjyer edhe mbarë opinionin publik.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI