Flash

Pse u arrestua Emily Ratajkowski

Lapsi.al 5 October 2018
Pse u arrestua Emily Ratajkowski

Ceshtja e Bret Kavanaugh po merr në Shtetet e Bashkuara përmasa që i kapërcejnë parashikimet. Me qindra persona që protestonin përpara Gjykatës së Larte të vendit kundër të përzgjedhurit të Presidentit për të qenë anëtar i saj, kanë përfunduar në pranga.

Mes kundërshtimesh të forta nga demokratët, senatorët republikane u zotuan të vazhdojnë me votimin mbi konfirmimin e Kavanaugh, vetëm pak orë pasi FBI-ja paraqiti raportin e saj rreth akuzave për sulmin e supozuar seksual te tij.

Ligji i detyron senatorët të mos zbulojnë detajet e raportit të Byrosë Federale të Hetimit, një kopje e vetme e të cilit u bë i disponueshëm për ta lexuar pas dyerve të mbyllura të një salle të sigurt brenda Kapitolit.

Megjithatë, disa senatorët republikanë dolën për t’u thënë gazetarëve se nuk panë asgjë që mund të implikonte Kavanaugh në sjellje të papërshtatshme seksuale. Raporti pra, ne thelb, është shfajësues.

FBI-ja nuk ka gjetur palë të treta që të mund të mbështesnin ndonjë prej akuzave. Por me afrimin e votimit, mijëra demonstrues kryesisht femra, marshuan në rrugët e kryeqytetit me thirrjet: “Kavanaugh duhet të largohet!”.

Policia i rrethoi tubuesit kur u ulën përpara ndërtesës së senatit e refuzuan të leviznin nga vendi. Ne total u arrestuan 302 persona, përfshirë këtu aktoren komike Amy Schumer dhe modelen Emily Ratajkowski .

Protesta pati dhe përpara kullës Trump në New York. Nëse konfirmohet ne pozicionin që paskësaj do të mbajë përjetë në Gjykatën më të Lartë të Amerikës, 53-vjeçari Kavanaugh pritet t’i ndihmojë konservatorët të dominojnë panelin 9 anetarësh, të cilit i takon fjala e fundit për çështje si aborti, kontrolli i armëve dhe rregullat e votimit.

Të këshilluara

Eni Çobani ndalohet nga policia

Juristja e Shihemi në gjyq Eni Çobani është shoqëruar në polici. Report Tv njofton se ajo ka qënë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë ...

13:54

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI