Flash

Pesë mënyrat e festimeve që rrezikojnë futbollistët

Lapsi.al 5 October 2018
Pesë mënyrat e festimeve që rrezikojnë futbollistët
Festime të rrezikshme: Eden Hazard po shkatërron gjunjët për shkak të mënyrës së festimit të tij pas golit. Belgu ka zakonin e festimit duke rrëshkitur mbi bar, pas cdo goli të shënuar. Por në cdo rast të tillë, tek Chelsea mbajnë frymën. Edhe lojtari ndoshta e ka kuptuar që nuk është rasti të rrezikojë të dëmtohet, duke premtuar se do të përpiqet ta ndalojë këtë gjë. E ndoshta është gjëja e duhur për të bërë duke marrë në konsideratë disa precedentë të pafat… Një tjetër xhest shumë i përhapur dhe po aq i rrezikshëm është salto: me apo pa duar. Vetëm se mbetet në memorie historia e Espindolas, që në një festim të tillë u dëmtuar keq. Në 2008 argjentinasi festoi një gol, por ra pas një serie akrobacish e vendosi keq këmbën duke dëmtuar kaviljen. Një muaj e gjysëm jashtë për lojtarin dhe për ta përkeqësuar situatën edhe goli u anullua! Edhe kalimi i reklamave nuk është aq pa rrezik sa duket, sepse nuk e di kurrë cfarë të pret pas barrierës. LE ka mësuar më mirë se të gjithë Benjamin Kulolli, futbollisti i Zyrih, që festoi golin e parë në një kompeticion europin me një vrapim të bukur jashtë fushës. Kaloi tabelat për të shkuar tek tifozët …dhe u zhduk nga ekrani. Përfundoi në kanalet e stadiumit! Simbolike por…shumë e rrezikshme edhe festimi klasik i Gigi Buffon, që duke qenë se nuk bashkohet dot me shokët si portier që është, zakonisht kapet në traversën e portës së tij. Por në Euro 2016, pas fitores me Belgjikën, portierit veteran i rrëshkitën duart dhe ra me shpinë. Nuk u dëmtua, por që nga ajo kohë Buffon hoqi dorë nga kjo mënyrë festimi. Dhe në fund...piruetat. Kur të mësoni si u dëmtua futbollisti i Hamburg Nikolai Muller, atëherë kjo mënyrë festimi duhet hequr nga repertori. Pas shënimit të golit, Muller festoi, iu morën mendtë dhe u përplas me flamurin e këndit, duke u dëmtuar në ligamente: 7 muaj stop.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI