Flash

Përplasja me batuta Bushati - Bolino tek "Të paekspozuarit": "Je inkuizitor", "More anën e xhelatit, jo të viktimës"

Lapsi.al 5 October 2018
Përplasja me batuta Bushati - Bolino tek "Të paekspozuarit":

Gazetari Andi Bushati dhe pronari i Report TV, Carlo Bolino, janë përplasur të enjten në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me mënyrën se si çështja “Xhisiela” është trajtuar në media.

Sipas Bolinos, në televizionin Report Tv intervista e saj ishte brenda etikës së gazetarisë, por në Tv Klan dhe Top Channel ndodhi një “përdhunim” i Xhisiela Malokut. Bushati mendon krejtësisht ndryshe lidhur me këtë cështje. Ai u shpreh se intervista në Report TV ishte një turp për gazetarinë, se ajo mbrojti xhelatin në dëm të viktimës dhe se është një model që i duhet treguar studentëve se si nuk duhet bërë gazetaria.

Gjatë debatit të ashpër nuk kanë munguar edhe replikat mes gazetarëve.Bolino e etiketoi Bushatin si gazetar inkuizitor dhe militant, ndërsa Bushati ironizoi se Shqipëria nuk është BunkArt, por bunkeri i krimit.

Andi Bushati: "Shqipëria nuk është Bunker Art Carlo, por është bunker i krimit"!

Carlo Bolino: "Nuk e di cfarë ke me BunkArt, por është vendi turistik më i vizituar në Shqipëri".

Të këshilluara

Eni Çobani ndalohet nga policia

Juristja e Shihemi në gjyq Eni Çobani është shoqëruar në polici. Report Tv njofton se ajo ka qënë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë ...

13:54

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI