Flash

Moto GP/ Shkaku që solli rrëzimin e frikshëm të Lorenzos në Tailandë

Lapsi.al 5 October 2018
Moto GP/ Shkaku që solli rrëzimin e frikshëm të Lorenzos

Është e rrallë të shohësh një pilot të pësojë dy rrëzime të tmerrshme gjatë një sezoni. Akoma edhe më shumë nëse ndodh në dy cirkuite radhazi. Nëse pastaj marrim në konsideratë faktin se piloti në fjalë është një kampion bote si Jorge Lorenzo, atëherë është e lehtë të dallosh që ky është një moment jo për spanjollin.

Në provat e dyta të lira në Buriram, Lorenzo ka pësuar një rrëzim të frikshëm në kthesën e tretë të cirkuitit, një nga pikat më delikate të pistës: rrezikshmëria është sepse ka një ngadalësim të papritur nga 310 në 80-90 km/h, me frenim të rëndësishëm.

Ducati i spanjollit u shkatërrua dhe ishte i nevojshëm flamuri i kuq për të pastruar cirkuitin nga mbetjet.

Pas kontrolleve në spitalin e Buriram lajmi i mirë është se mjekët kanë siguruar se nuk bëhet fjale për asnjë frakturë. "Pavarësisht se goditja ishte e fortë, nuk ka fraktura as në këmbën e djathtë e as në kycin e majtë ", shpjegoi Davide Tardozzi, menaxheri i skuderisë Ducati, që ende nuk është i qartë nëse Lorenzo do të mund të garojë në fundjavë.

https://www.youtube.com/watch?v=9xk1jIdAOzE

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI