Flash

Ndalohet në Kakavijë një nga personat e përfshirë në vrasjen në ish-Bllok

Lapsi.al 5 October 2018
Ndalohet në Kakavijë një nga personat e përfshirë

Një person është ndaluar nga policia kufitare e Kakavijës në përpjekje për tu larguar drejt Greqisë pasi figuron mes emrave të përmendur në vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qendër të Tiranës. Lapsi.al mësoi se ai është Geldo Hoti, 37-vjeç.

Ky emër nuk figuronte në komunikatën e policisë të shpërndarë zyrtarisht nga policia për ngjarjen. Lapsi.al mësoi se emri i Hotit doli nga hetimet që u zhvilluan gjatë orëve të fundit. Burimet thonë se dyshohet që 37-vjeçari ka qenë në tavolinë me autorët në lokal.

Për të ndihmuar rrethanat e hetimit ai është shpallur në kërkim me “kartelë portokalli” që i ndalon të dalë jashtë vendit. Sipas të njëjtave burime, Hoti do të pyetet nëse ka qenë, ose jo në vendngjarje. Nëse ka qenë do të akuzohet “për moskallëzim krimi”, nëse s’ka qenë dhe jep një alibi bindëse do të lihet i lirë, citojnë burime të lapsi.al.

Për momentin nuk ka njoftim nga policia për këtë ndalim. Të enjten në një lokal në ish-Bllok u vra Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato të cilëve u është komunikuar arrestimi në spital. Në kërkim janë shpallur Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i vrasjes, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI