Flash

Ky është trupi i Kylie Jenner 7 muaj pas lindjes

Lapsi.al 5 October 2018
Ky është trupi i Kylie Jenner 7 muaj pas lindjes

Më e vogla, por njëherësh edhe më e pasura e familjes Kardashian, di gjithmonë si të surprizojë fansat dhe adhuruesit e shumtë përmes postimesh apo ngjarjesh që lidhen direkt me të, me biznesin që drejton, me të bijën, etj.

Këtë herë, nuk bëhet fjalë për çështje milionash, por për atë që me siguri është gjenetike tek femrat e Kardashian-s. Super format fizike, që i kanë lënë të gjithë të habitur. Kështu, gjatë pushimeve të fundit që Kylie Jenner po kalon me të bijën dhe bashkëshortin, ajo është shfaqur me bikini në nuancë argjendi vetëm shtatë muaj pas lindjes së vajzës Stormi dhe gjithçka në linjat e saj trupore duket perfekte.

Me siguri, gjenet e arta janë futur në lojë tek ajo për ta rikthyer sa më parë në superformë fizike, pak muaj pasi u bë mami, por të mos harrojmë se Kylie ndjek edhe një dietë ushqimore të pasur dhe ushtrohet rregullisht në palestër. Të gjithë këto komponentë bashkë, vështirë se mund të japin tjetër rezultat ndryshe nga ky në foto!

Të këshilluara

Khloe Kardashian kërcënon publikisht Tristan

Khloe Kardashian duket se është shumë e ndjeshme së fundmi, për tradhëtinë e partnerit të saj, ditë para se të sillte në jetë vajzën e tyre të parë, True. Dhe y...

17:22

Ben Affleck, i lumtur pas rehabilitimit

Ben Affleck ka falenderuar familjen e tij pasi ka përfunduar rehabilitimin për varësinë ndaj alkoolit. Fituesi i çmimit “Oscar” ka shkruar për herë të parë për...

15:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI