Flash

Kush i fsheh 10 kamerat që filmuan Taulant Ballën në Fushë Krujë?

Lapsi.al 5 October 2018
Kush i fsheh 10 kamerat që filmuan Taulant Ballën në Fushë

Në policinë e Fushë Krujës janë 8 apo 10 kamera, që filmojnë gjatë të gjithë ditës çfarë ndodh n Komisariat. Këtë fakt e zbuloi një ditë më parë, Emiljano Nuhu i cili tregoi se kamerat janë vendosur për shkak të sulmeve me tritol që i janë bërë komisariatit.

Pikërisht këto kamera ka kërkuar sot Partia Demokratike, sipas të cilës pamjet filmike provojnë se Taulant Balla ka qenë aty bashkë me Rrajat për të kërcënuar oficerin e policisë Emiljano Nuhu.

"Në 10 ditë 4 versione të ndryshme për vendndodhjen e Taulant Ballës, i cili u zhyt edhe më thellë me fallsifikimin e tabulateve të rreme telefonike që po përhap në media prej mbrëmjes së djeshme.

Atëherë çfarë e pengon Edi Ramën të publikojë pamjet që provojnë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rexhep Rrajës në Policinë e Fushë Krujës?

Nënkomisar Emiljano Nuhu bëri publik faktin se atje ndodhen 8-10 kamera, të cilat kanë rregjistruar çdo lëvizje të datës 21 korrik" është shprehur Flamur Noka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI