Flash

Kryemadhi: Rama është një kryeministër që licencon bandat me para dhe pushtet

Lapsi.al 5 October 2018
Kryemadhi: Rama është një kryeministër që licencon

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e forcës që drejton në Cërrik u ndal të komentojë aktualitetin politik por jo vetëm. Sipas saj, krimi e ka mbërthyer vendin për shkak se ka përkrahje politike.

Kryemadhi kërkoi mbështetjen e banorëve të Cërrikut për të rrëzuar Ramën, të cilin e bën përgjegjës për situatën.

“Ky kryeministër po ju bën keq shqiptarëve. Ata sot janë më të varfër, më pak të punësuar. Kemi një kryeministër që gënjen, shëndetësinë falas e ktheu në shëndetësinë më të shtrenjtë në rajon. Kemi një taksë që rritet më shumë. Ç'na ka ngelur tjetër?

Të bëjmë vetëgjyqësi se me votë dhe logjikë nuk merr vesh ai. Ky njeri çdo gjë e ka ndërtuar në bazë të pazareve dhe tarifave. Ky njeri po licenson bandat duke iu dhënë pushtet e para. Taksa e këtyre bandave është vetëm dita e zgjedhjeve. Nëse bashkohemi nuk do të ekzistojnë më bandat dhe as pushteti i Ramës”, tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI