Flash

Krimi i trefishtë në Bllok, Ervis Martinaj refuzon të flasë për policinë

Lapsi.al 5 October 2018
Krimi i trefishtë në Bllok, Ervis Martinaj refuzon të flasë

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjares së mbrëmshme në një lokal të ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha , ndërsa u  plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, (i dashuri i këngëtares, Elvana Gjata), Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando. Burime nga grupi hetimor thonë se 36-vjeçari Ervis Martinaj nuk ka pranuar të dëshmojë për policinë mbi atë çfarë ka ndodhur mbrëmë. Atij i kanë shkuar disa herë për t’i marrë dëshminë, por ka refuzuar. Paraditen e sotme Ervis Martinaj u transferua në Spitalin Amerikan 2 për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa i plagosuri tjetër Eljon Hato ndodhet në Spitalin Ushtarak.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI