Flash

Hap pas hapi/ Çfarë ndodhi lokalin ku grupet u përleshën për Elvana Gjatën

Lapsi.al 5 October 2018
Hap pas hapi/ Çfarë ndodhi lokalin ku grupet u përleshën

Takimi në lokalin ku ndodhi vrasja në zonën e ish Bllokut, duhej të ishte një takim sqarues mes dy grupeve që ishin përplasur më parë në një lokal tjetër. Shkak ishin bërë ngacmimet që iu bënë këngëtares Elvana Gjata, e cila ka qenë me të dashurin e saj dhe miqtë e tij, ndërkohë që është ngacmuar nga Vis Martini.

Një burim nga policia tha për Lapsi.al se në tavolinën e lokalit ku ndodhi vrasja kanë qenë të ulur 4 persona, mes të cilëve edhe i dashuri i këngëtares.

Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t'u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin.

Në këtë moment, situuata ka dalë jashtë kontrollit, personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë. Mendohet se kanë qenë tre vetë që kanë qëlluar me pistoleta. I vrarë ka mbetur Fabiol Gaxhaj. Të plagosur, Vis Martini dhe Leart Hato.

Dëshmitarët përshkruajnë një skenë përleshjeje, ku gjithçka ka kaluar në kaos dhe në dysheme janë krijuar pellgje gjaku. Gjithsesi policia ka identifikuar personat që kanë qëlluar dhe është në kërkim të tyre, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia tha se në lokalin ku ndodhi sherri nuk ka kamera sigurie dhe për  këtë arsye nuk dihet se kush qëlloi i pari. Policia dyshon se ka të plagosur të tjerë nga ngjarja, por këta nuk janë paraqitur në asnjë spital për t'u kuruar.

Gjithashtu u raportua për një motorr të gjetur në zonën e Unazës së Re pranë Kopshtit Botanik por sipas policisë ky motorr nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen./ Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI