Flash

Gazetari Artan Hoxha: Vrasësi në bllok është një komando, dje ishte në shërbim

Lapsi.al 5 October 2018
Gazetari Artan Hoxha: Vrasësi në bllok është një

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një lidhje telefonike me Report Tv zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria dhe janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.

Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinajt është një komando i cili një ditë më parë ishte në detyrë, ndërsa sot në kërkim.

“Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjestar i forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave Komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martinaj është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë. Ai ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka19 fishike. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë. Prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim sot është kërkim" tha Hoxha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI