Flash

FOTO/ Ky është i dashuri i Elvana Gjatës, biznesmeni i shpallur në kërkim për krimin e trefishtë në Bllok

Lapsi.al 5 October 2018
FOTO/ Ky është i dashuri i Elvana Gjatës, biznesmeni i shpallur

Ky që shihni në foton më poshtë është biznesmeni Ervin Mata, 31-vjeçari i shpallur në kërkim prej policisë për krimin e trefishtë mbrëmë në një lokal të ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha , ndërsa u  plagosën Ervis Martinaj Eljon Hato dhe Laert Hata. Ervin Mata është gjithashtu i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata, për të cilën ka nisur edhe sherri në lokal.

Vetë këngëtarja ishte e pranishme në momentin kur ndodhi ngjarja, ndërsa sot u shoqërua në polici për të dhënë dëshminë e saj. Nga raportimet e deritanishme, një prej shoqëruesve të Ervis Martinajt ka ngacmuar këngëtaren, ndërsa në këtë moment ndërhyri truproja e saj, shtetasi Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando. Pikërisht ky shtetas qëlloi me armë ndaj Ervis Martinajt, Eljon Hatos, Laert Hatas dhe Fabiol Gaxhës. Ky i fundit mbeti i vdekur. Veç të dashurit të Elvana Gjatës, në kërkim është edhe komoandoja Merviol Bilo dhe shtetasi Fabjol Alushi.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI