Flash

Flet konsulli i ambasadës/ A do mbyllë Trump, Lotarinë Amerikane dhe pse fitojnë gjithmonë korçarët

Lapsi.al 5 October 2018
Flet konsulli i ambasadës/ A do mbyllë Trump, Lotarinë Amerikane

A do ta mbyllë Trump, Lotarinë Amerikane? Këtë e pyetje e kanë bërë shumë shqiptarë të pafat. Përgjigjen e jep zv.konsulli i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Omar Medina.

“Lotaria Amerikane është vendosur nga Kongresi dhe mund të shfuqizohet vetëm nga një akt i Kongresit. Programi është aktiv tani, për çdo informacion mund ti referoheni zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, por për momentin programi është aktiv dhe ligji nuk ka ndryshuar” – tha Medina.

I ftuar në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv Medina shpjegoi dhe “mitin” që korçarët janë më të favorizuarit nga lotaria amerikane.

“E kam dëgjuar këtë histori. Mënyra se si përzgjidhen fituesit është që qendra konsullore në Kentucky ka një sistem kompjuterik që përzgjedh në mënyrë rastësore fituesit. Pra gjithçka bazohet tek teknologjia dhe nuk ka asnjë preferencë ndaj një zone të caktuar. Kompjuterët kontrollojnë se kush përzgjidhet, asnjë prej nesh nuk bën asnjë ndërhyrje tek ky proces dhe nuk besoj që të jetë dikush nga Korça që manipulon kompjuterët. Është gjithçka automatike në Kentucky” - tha Medina.

Çdo vit rreth 50 mijë njerëz nga më shumë se 14 milionë aplikues nga e mbarë bota përzgjidhen si fitues të lotarisë “diversiteti” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët që aktualisht përbëjnë numrin më të madh të aplikuesve në Ballkanin Perëndimor shënuan vitin e kaluar rekordin historik me 376 mijë aplikues që tentuan fatin për të prekur ëndrrën amerikane.

[caption id="attachment_346876" align="alignleft" width="1235"] Zv.Konsulli Omar Medina[/caption]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI