Flash

Flet avokati i Ervis Martinajt: Ai nuk mban armë, por hyri për të ndarë sherrin

Lapsi.al 5 October 2018
Flet avokati i Ervis Martinajt: Ai nuk mban armë, por hyri për të

Vijon të flitet për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në qendër të Tiranës ku u vra Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato të cilëve u është komunikuar arrestimi në spital. Në kërkim janë shpallur Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i vrasjes, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Mirash Martini, avokati i Ervis Martinajt dha një tjetër version për ngjarjet i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV.

Martini u shpreh se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se sipas tij ai është futur për të shuar sherrin që kishte nisur mes komandos Nerviol Billo dhe viktiës Fabjol Gaxhaj. Avokati tha se Martinaj ishte duke pirë një gotë verë në banak me pronarin e lokalit, Popescu kur ka nisur sherri.

“Klienti im është jashtë rrezikut për jetën, por policia ende nuk i ka marrë dëshminë. Ka dashur që shpjegimin ta japë përmes avokatit. Ervis Martinaj nuk ka pasur konflikt me asnjë nga personat në lokal. Personat në lokal kanë qenë të njohur dhe miq. Konflikti ka qenë i papritur dhe se ai ka qenë në banak. Gjithçka ka zgjatur pak sekonda dhe Ervis Martinaj hyri mes tyre për të shuar sherrin.

Përplasja ka qenë mes Gaxhajt dhe komandos, që Ervis Martinaj nuk e njihte. Nuk e di pse ka qenë sherri. Ervis Martinaj nuk ka qenë objektiv i goditjes, hyri për të shuar sherrin. Martinaj ka lidhje miqësore të vjetër me Fabjol Gaxhajn, por nuk ishte badigardi i tij. Mes tyre kishte një njohje të vjetër. Ata nuk ishin as në tavolinë, pasi Martinaj ka qenë në banak me pronarin e lokalit Popescu. Ervis Martinaj nuk ka shkuar në lokal me plan për të shuar sherrin. Ai ka njohje me Popescun.

Sherri zgjati pak sekonda, ai sikur ka qenë me një gotë vere në dorë...nuk ka qenë ai objektivi. Eljon Hato ka një njohje të largët me Martinajn, por nuk shoqërohen në mënyrë të vazhdueshme. Martinaj nuk ishte nisur për te lokali “Monpol”, por është takuar me pronarin e lokalit dhe i ka ftuar ai për të pirë diçka. Nuk e di se për çfarë është ndalur Ervis Martinaj. Nuk kam një informacion se cili është arresti. Këtë do të sqarojë prokuroria, pasi deri nesër duhet të dërgojë aktet. Martinaj nuk ka pasur armë me vete”, - tha avokati i Ervis Martinajt.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI