Flash

Historia e plotë, Elvana Gjata- Ervin Mata dhe profecia ndjellakeqe e këngëtares

Lapsi.al 5 October 2018
Historia e plotë, Elvana Gjata- Ervin Mata dhe profecia ndjellakeqe e
Ndoshta sot më shumë se kurrë një thënie emblematike e Elvana Gjatës, për bestytninë për të mos i përmendur gjërat që do në publik, nga frika se prishen, ka fituar të gjithë domethënien e saj. Të enjten e 4 tetorit në mbrëmje, këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj Ervin Mata dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte i tmerrshmi Ervis Martini. Masakra që përfundoi me një të vdekur, qe mënyra më e keqe e mundshme për ta bërë publik emrin e “të fejuarit” të saj, që diva 31-vjeçare e ruante me fanatizëm. Të gjithë fansit e saj e kanë të ngulitur në memorie shkurtin e këtij viti kur ajo foli për herë të parë për dashurinë e saj, në emisionin e Ermal Mamaqit. Dialogu tashmë është marë dhe rimarë në të gjitha portalet dhe faqet e kronikës rozë. Image result for elvana gjata Ermali:  Po mirë mi goc, po si mi goc, vajte 62 vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare. Fle me mamin akoma. Beqare je mi, beqare? Ngele beqare? Elvana – Më vinë në mendje tingujt e këngës me sa duket gjërat kanë ndryshuar Ermali – Po hë mi shyqyr mi të keqen, se po bëheshim merak mi. Elvana – Pse po bëheshe merak ti mo? Ermali – Sepse kur të ikën mosha Elvanë, është gjithmonë e më e vështirë… Dhe pas kësaj vijonte fraza e famshme për gjerat që ke frikë ti pranosh, pasi trembesh se të prishen dhe pohimi i fortë i Elvanës : 'Zoti është treguar shumë i mirë me mua...' Me siguri, këngëtarja që ishte ndarë nga Flori Mumajezi në 2016, duke e këmbyer në muzikë me Piro Çakon dhe në zemrën e saj me Ervin Matën, kishte të gjitha të drejtat e botës të besonte se perënditë po kujdeseshin për të. Të gjithë artikujt që kanë lidhje me Elvana Gjatën:

Vrasja në bllok/ Merret në pyetje nga policia Elvana Gjata

Sherri në bllok/ Ky është i dashuri i Elvana Gjatës (FOTO)

Shpallet në kërkim nga policia Ervin Mataj, i dashuri i Elvana Gjatës

Atentati / Elvana Gjata, çfarë fshihet pas emrit të këngëtares

Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas fejesës me të kërkuarin Ervin Mataj

Lidhja e re e dashurisë i kishte hapur të gjitha portat. Ajo shpalli largimin drejt Amerikës për të nisur një karrierë ndërkombëtare, herë pas here postonte në rrjetet sociale foto me këngëtarët të famshëm të botës dhe habiste fansat e saj me pastime nga jeta e saj luksoze. Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshe kullën Eiffel. Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”. Image result for elvana gjata Edhe kur u rikthye në Tiranë, pompa e paraqitjeve të saj, qe në lartësinë e pasurisë së njeriut të saj të zemrës, Ervinit. Ai i kishte hapur biznesin e fustaneve “Altar” dhe që i bënte dhuratë fundjava dashurie që nuk kushtonin më pak se 30 mijë euro. Sikur mos mjaftonin postimet në instagram për unazën e fejesës me diamante dhe pritshmërinë me albumin e rrallë që do nxirrte në treg pas endjeve nëpër botë, Elvana organizoi një festë madhështore-koncert për 31 vjetorin e saj ku ishte grumbulluar pa përjashtim e gjithë bota e show bizit shqiptar. Bosë të mediave, futbollistë, aktorë, këngëtarë, gazetarë, politikane dhe bashkëshortë të tyre. Duke kaluar tashmë të 30, Elvana Gjata nuk qe më ajo vajza e ndrojtur, që ishte çapitur një ditë rastësisht drejt NRG Radio, ku kish njohur Flor Mumajezin, ku kishte siguruar disa dalje në Zonë e Lirë e Arian Çanit, që e bënin po aq të njohur në publik, sa edhe aftësitë e saj vokale. Ajo tashmë qe një divë e vërtetë. Tirana artistike dhe jo vetëm ishte nën këmbët e saj. Zoti i kishte falur një zë të bekuar dhe një pamje për ta pasur zili, ndërsa i dashuri i saj milionat e nevojshme që askush si fiton dot me punë, për ta maksimalizuar suksesin që i siguronin ato. Prandaj vetëm 7 muaj më parë ajo deklaronte tek Ermal Mamaqi: “'Zoti është treguar shumë i mirë me mua...'. Dhe thënë këtë, vetëm ajo e dinte se pse nuk guxonte ta përmendte emrin e atij prej nga buronte e gjithë kjo kamje. Ndoshta një bestytni e brendëshme nuk e lejoi asnjëherë ta bënte publik prej më shumë se dy vjetësh të fejuarin e saj Ervin Matën. Ndoshta besonte vërtet ashtu siç pat deklaraur, se “po e përmende prishet gjithçka”. Dhe fati e deshi që emri i të dyve së bashku të përmendej për herë të parë në sfondin e një masakre me vrasje dhe plagosje. Ajo tani thërritet si dëshmitare në prokurori, ndërsa Ervin Mata është shpallur në kërkim nga policia.  Ndoshta sepse profecia e Elvanës mund të ketë qenë e vërtetë. Ndoshta sepse pas gjithë kësaj kohe të lumtur, Zoti ka ndryshuar mendje. Ose për një arsye disi më të thjeshtë, sepse jeta nuk të jep asnjëherë asgjë me tepri, sepse për çdo kompromis, paguhet një çmim. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI